Bota

Lavrov: Marrëveshja e grurit s’na ndalon të sulmojmë infrastrukturën në Ukrainë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:39 - 25/07/22 |
Opi Nion

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se nuk ka pengesa për eksportin e grurit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, pasi Kievi dhe Moska ranë dakord për një marrëveshje për zhbllokimin e dërgesave javën e kaluar.

Duke folur të hënën, Lavrov tha se sulmet me raketa ruse të kryera të shtunën në portin kryesor të Ukrainës të Odesës kishin për qëllim infrastrukturën ushtarake.

Ai tha në një konferencë shtypi se nuk kishte asgjë në marrëveshjen e grurit të nënshkruar nga Rusia për ta penguar Moskën nga vazhdimi i sulmit ndaj infrastrukturës ushtarake në Ukrainë.

Lavrov është aktualisht në një turne diplomatik në Afrikë, gjatë të cilit di të vizitojë disa vende në një përpjekje për të forcuar lidhjet e Moskës me kontinentin.

Shumë vende afrikane importojnë drithë ruse dhe, gjithnjë e më shumë, energji, por blejnë edhe ushqime nga Ukraina.

Pas