Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lavrov flet në TV italian: Nuk kemi qëllim ndryshimin e regjimit në Ukrainë

2022/05/01 at 11:10 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lavrov: Filloi faza e re e operacionit special në Ukrainë

Rusia nuk i ka ndalur kurrë përpjekjet e saj për të shmangur një Luftë Botërore”, tha ministri i Jashtëm i Moskës, Sergej Lavrov, i intervistuar nga Giuseppe Brindisi për “Zonën e Bardhë”. Për herë të parë, ministri i Putinit jep një intervistë për një TV evropian dhe sulmon: “Mediat perëndimore gjithmonë keqinterpretojnë atë që ne themi”.


A do të rezultojë kjo luftë në një luftë bërthamore? Lavrov përgjigjet:

“Masmedia dhe politikanët perëndimorë keqinterpretojnë atë që thuhet nga institucionet ruse. Kur flasin për kërcënime dhe më pyesin se sa reale janë këto kërcënime, unë gjithmonë përgjigjem kështu: Rusia nuk i ka ndalur kurrë përpjekjet për arritjen e marrëveshjeve që sigurojnë të mos ketë luftë. Ne u kemi propozuar kolegëve tanë amerikanë që të përsërisin atë që u tha nga Gorbaçovi dhe Regani në 1987 dhe të pranojnë një deklaratë që konfirmon se një luftë bërthamore nuk do të kishte fitues. Ne nuk kemi qenë në gjendje të bindim Trumpin, por administrata e Biden ra dakord. Dhe në vitin 2021 në Gjenevë Putin dhe Biden e pranuan këtë deklaratë, me iniciativën tonë. Kishte gjithashtu një propozim nga Putin për të thirrur një samit të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por SHBA dhe Britania e Madhe e vonuan”.

 Si e sheh Rusia Italinë sot? – Përgjigjet Lavrov:

Italia është në rreshtin e parë mes atyre që jo vetëm miratojnë sanksione anti-ruse, por edhe të gjitha nismat në këtë kuptim. Fatkeqësisht në fillim ishte një surprizë, por tani jemi mësuar që edhe Italia të jetë kjo, ndoshta kjo është e vërteta, nuk e di. Më dukej se populli italian dhe Italia kishin një qasje paksa të ndryshme ndaj botës dhe ndaj drejtësisë dhe se dinin të dallonin të zezën nga e bardha. Nuk dua të gabohem këtu, disa deklarata të disa politikanëve italianë për të mos përmendur shtypin kanë shkuar vërtet përtej standardeve të mira diplomatike dhe etikës gazetareske”.

A ishin provokim raketat ruse në Kiev gjatë vizitës së Guterres? – Lavrov përgjigjet:

“Ne gjithmonë paralajmëruam kur Presidenti Putin foli për fillimin e këtij operacioni special se objektivat do të ishin infrastrukturat ushtarake të vendosura në Ukrainë. Dhe se ato përdoren për të ushtruar presion mbi popullsinë civile dhe janë një kërcënim për Rusinë. Ne sulmojmë objektivat ushtarake për të privuar radikalët ukrainas dhe regjimin ukrainas nga forcimi i pozicionit të tyre të luftës. Kjo është e qartë”.

 

Cilat janë armët që nuk janë parë më parë të shpallura nga Putin? – Lavrov përgjigjet:

“Të gjithë e dinë, tre vjet më parë Presidenti Putin prezantoi armë të reja ultrasonike që filluan të jenë në qendër të vëmendjes tonë pasi Shtetet e Bashkuara prishën marrëveshjen kundër armëve bërthamore. Më pas presidenti Putin pyeti pse ky dokument nuk u nënshkrua dhe se do të lejonte një paqe botërore, por Presidenti Bush i ri tha se ata donin të dilnin nga marrëveshja, sepse ishin të shqetësuar për Iranin dhe Korenë e Veriut. Kështu që armët ultrasonike u përpunuan sepse sistemi kundër raketave i SHBA-së do të synonte Rusinë dhe Kinën, kjo është arsyeja pse këto armë janë zhvilluar.

A do të shpallë Rusia luftë totale më 9 maj? – Lavrov përgjigjet: “Ushtria jonë nuk planifikon veprime të bazuara në datë. Ritmi varet nga nevoja për të minimizuar rreziqet për popullsinë civile dhe për ushtrinë ruse”.

A ka mercenarë perëndimorë në Ukrainë? – Lavrov përgjigjet:

“Të gjitha polemikat në lidhje me praninë e mercenarëve nga batalioni Ëagner shërbejnë për të larguar vëmendjen nga ajo që po bëjnë kolegët tanë perëndimorë dhe situata në lidhje me përplasjen në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol dhe dëshirat histerike të Zelensky, shoqëruesve të tij dhe partnerëve perëndimorë për t’i nxjerrë këta njerëz, ka të bëjë me faktin se në radhët e radikalëve ukrainas ka mercenarë dhe oficerë perëndimorë”.

A ka ndodhur një masakër e civilëve në Bucha? – Lavrov përgjigjet: “Më 30 mars ushtria ruse u largua nga Bucha. Kryetari i bashkisë së Buchës shpalli fitoren duke thënë se Bucha ishte kthyer në jetën normale dhe më pas pas tre ditësh filluan t’i tregojnë këta të vdekur. Nuk dua të hyj në këtë aspekt, sepse është aq evidente sa është një falsifikim sa çdo vëzhgues mund ta kuptojë që në shikim të parë”.

A dëshiron Rusia dorëzimin e Zelenskit për paqe? – Lavrov përgjigjet: “Zelensky mund të sjellë paqe nëse ndalon së dhënë urdhra kriminale për batalionet e tij naziste dhe i detyron ata të ndalojnë armiqësitë. Ne nuk duam që ai të dorëzohet, ne duam që ai të japë urdhrin për të ndaluar armiqësitë dhe për të lënë të gjithë civilët. Qëllimi ynë nuk është ndryshimi i regjimit në Ukrainë, ky është një specialitet amerikan, zakonisht ata merren me këtë në të gjithë botën. Ndërsa ne duam vetëm të garantojmë sigurinë e njerëzve në lindje të Ukrainës në mënyrë që ata të mos kërcënohen nga nazifikimi i këtë vend dhe se asnjë kërcënim ndaj Federatës Ruse nuk vjen nga Ukraina.

A është vërtet i sëmurë Putin? – përgjigjet Lavrov (duke qeshur): Pyetni liderët e huaj që na kanë folur në periudhën e fundit.

Pse të paguani gazin në rubla? – Lavrov përgjigjet:

“Vendet europiane që importojnë gazin rus, si Italia, duhet ta paguajnë me rubla, sepse kanë vjedhur” rezervat valutore të Moskës në dollarë dhe euro të depozituara në bankat europiane duke vendosur një ngrirje nën sanksione. Ju ende do të paguani në monedhën e përcaktuar në kontrata, por furnizimet do të konsiderohen të paguara kur këto shuma të jenë konvertuar në rubla, të cilat nuk mund të vidhen. Për blerësit nuk do të ndryshojë asgjë, do të paguajnë të njëjtat shuma të parashikuara në kontrata”./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori
Bota

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori

8 Shkurt, 2026 11:47 am
“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”
Bota

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”

8 Shkurt, 2026 11:42 am
Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”
InstaBIZ

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”

8 Shkurt, 2026 11:33 am
Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë
Bota

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë

8 Shkurt, 2026 11:04 am
Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror
Kryesore

Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror

8 Shkurt, 2026 11:02 am
Pezullimi i Ballukut, Rama: U bëmë shembulli i parë i budallallëkut botëror
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: U bëmë shembulli i parë i budallallëkut botëror

8 Shkurt, 2026 10:08 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Para
Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi, 2 maj 2022

Parashikimi i motit, 2 maj 2022

Parashikimi i motit, 2 maj 2022

Çmimet e larta frenojnë tregtinë, importet nisën uljen në tremujorin e parë

Çmimet e larta frenojnë tregtinë, importet nisën uljen në tremujorin e parë
















TE FUNDIT

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori
8 Shkurt, 2026

Një shtetas rus, i dyshuar për të shtënat ndaj zyrtarit të lartë të inteligjencës ushtarake ruse Vladimir Alekseyev në Moskë,...

Lexo më shumë

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”
8 Shkurt, 2026

Këtej Atlantikut, po bien ‘koka’ për shkak të zbulimeve mbi Jeffrey Epstein. Në Norvegji, një diplomat i njohur është pezulluar...

Lexo më shumë

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”
8 Shkurt, 2026

Vokalisti dhe kantautori i grupit të njohur “3 Doors Down”, Brad Arnold ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare pas një...

Lexo më shumë

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë
8 Shkurt, 2026

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër kundër incidenteve të shkaktuara dje në demonstratën e Milanos kundër Lojërave Olimpike. Kryetarja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com