Aktualitet

Lavdrim Muhaxheri ka mbërritur në Shkup?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:45 - 01/12/15 |
b.f

Zbulohet vendndodhja e të paktën shtatë shqiptarëve nga Kosova që kanë lidhje me Shtetin Islamik.

Mediat vendase raportojnë se shtatë të dyshuarit besohet se kanë hyrë në rajonin e Ballkanit tri javë më parë. Shërbime të ndryshme të inteligjencës, përfshirë atë të Kosovës, janë të informuar për ardhjen e Lavdrim Muhaxherit, Ridvan Haqifit dhe pesë shqiptarëve të tjerë, pjesëtarë të ISIS-it. Ata thuhet se po qëndrojnë në disa fshatra të Shkupit. – raporton Noa.

Shërbimet nga Lindja bëjnë me dije se shumë xhihadistë të huaj kanë filluar të largohen nga Siria pas fillimit të sulmeve nga shteti rus, duke iu frikësuar ndonjë bombardimi të mundshëm.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas