Aktualitet

Lavatriçja jo më shumë se 8 herë në muaj, si të mos harxhojmë mbi 800 kwh



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 08/09/22 |
Opi Nion

Qeveria prezantoi këtë të enjte një paketë masash për kursimin e energjisë elektrike në kohën kur e gjithë bota po përballet me krizën e energjisë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi detaje nga plani që pritet të vihet në zbatim në vijim ndërsa njoftoi gjithashtu për rritjen e çmimit për konsumatorët që harxhojnë mbi 800 kw/h.

Ndërkohë sipas tabelës së prezantuar nga qeveria për respektimin e fashës 800 kwh në muaj, një familje duhet të vendosë 8 lavatriçe në muaj ndërsa dy herë në javë duhet të vendosë pjatalarësen, që në muaj po ashtu i takon të vendoset tetë herë.

Ndërkohë, në tabelën e bërë publike shfaqen dhe mënyra se si duhet të përdoren pajisjet e tjera elektroshtëpiake si kondicioneri, televizori, ndriçimi apo hekuri.

Nëse nuk kalohet fasha 800 kwh familjet do të paguajnë energjinë me 9.5 lekë/kwh, ndërsa për çdo kw mbi 800-ën do paguhet me 42 lekë.

Pas