Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin

2025/05/10 at 10:20 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin

Presidenti Vladimir Putin, në 80-vjetorin e dorëzimit të Gjermanisë Naziste mbajti një fjalim solemn në sheshin e Kuq në Moskë, duke theksuar kontributin vendimtar të Bashkimit Sovjetik në fitoren mbi nazizmin.

Mbi të gjitha ajo që ra më shumë në sy ishte heshtja e tij ndaj luftës aktuale në Ukrainë, konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjatë fjalimit të tij që zgjati vetëm 10 minuta, ai u përpoq të shmangte çdo referencë të drejtpërdrejtë ndaj pushtimit të Ukrainës. Në vend të kësaj, ai u përqendrua në trashëgiminë historike të Luftës së Dytë Botërore dhe mbrojti të ashtuquajturin “operacion special ushtarak”, pa e përmendur në mënyrë direkte.

“Ne i kujtojmë mësimet e Luftës së Dytë Botërore dhe nuk do të pajtohemi kurrë me shtrembërimin e historisë,” deklaroi Putin. Ai gjithashtu pohoi se “e vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë” dhe se “i gjithë populli mbështet pjesëmarrësit e operacionit special ushtarak”.

Heshtja për Ukrainën, sipas analistëve, mund të interpretohet si përpjekje për të shmangur diskutimin e një lufte të papërfunduar dhe shumë të kontestuar brenda e jashtë Rusisë.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Putin iu përgjigj edhe deklaratave të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili theksoi rolin kyç të SHBA-së në fitoren e Luftës së Dytë Botërore.

“Ne gjithmonë do të kujtojmë se hapja e frontit të dytë në Evropë – pas betejave vendimtare në territorin e Bashkimit Sovjetik – e afroi fitoren. Por askush nuk e mohon se ishte Rusia ajo që shënoi fundin e nazizmit dhe e pagoi me miliona jetë”. Krahasuar me tonin e ashpër të fjalimeve të viteve të kaluara – ku shpesh i krahasonte SHBA-të me Rajhun e Tretë ose i akuzonte për “poshtërimin e botës” – këtë herë, Putini shfaqi një ton më të përmbajtur, ndoshta për të ruajtur një imazh më të balancuar në një skenë ndërkombëtare gjithnjë e më të tensionuar.

Ju sugjerojmë

Braho: Po tentohet të dëmtohet procesi i rinumërimit në KQZ
Aktualitet

2 kandidatët me më shumë vota të pamerituara në Fier/Braho:Jo në kushtet e gabimit..

1 Korrik, 2025 4:01 pm
Lushnje, panele diellore në kopshte e shkolla/ Synohet ulja e kostove për energjinë
Aktualitet

Lushnje, panele diellore në kopshte e shkolla/ Synohet ulja e kostove për energjinë

1 Korrik, 2025 3:56 pm
Babai përdhunoi të bijën/Bashkia Fier në ndihmë të nënës: Bonus qiraje dhe vend pune
Aktualitet

Babai përdhunoi të bijën/Bashkia Fier në ndihmë të nënës: Bonus qiraje dhe vend pune

1 Korrik, 2025 3:46 pm
“Me vëllezërit shqiptarë…”, Rama te Çarshia e Vjetër në Shkup
Aktualitet

“Me vëllezërit shqiptarë…”, Rama te Çarshia e Vjetër në Shkup

1 Korrik, 2025 3:40 pm
Tare përshpejton për Jasharin, oferta rritet në 35 milionë euro
Sport

Tare përshpejton për Jasharin, oferta rritet në 35 milionë euro

1 Korrik, 2025 3:09 pm
Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria në narkodiktaturë, të kthehet vota e lirë

1 Korrik, 2025 2:49 pm
Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)
Aktualitet

Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)

1 Korrik, 2025 2:35 pm
SPAK akuzë për trafikimin e 1 ton kanabis/Pranga shqiptarit,pjesë e një organizate..
Aktualitet

SPAK akuzë për trafikimin e 1 ton kanabis/Pranga shqiptarit,pjesë e një organizate..

1 Korrik, 2025 2:23 pm
Agron Malaj paditi për shpifje Xhelal Mziun, sot seanca e pajtimit në GJKKO
Aktualitet

Agron Malaj paditi për shpifje Xhelal Mziun, sot seanca e pajtimit në GJKKO

1 Korrik, 2025 2:14 pm
Fotoja familjare nga takimi BE-Ballkani Perëndimor në Shkup / Rama në krah të Kurtit
Aktualitet

Fotoja familjare nga takimi BE-Ballkani Perëndimor në Shkup / Rama në krah të Kurtit

1 Korrik, 2025 2:09 pm
Para
Kishte vjedhur 6 dyqane në Tiranë, vihet në pranga 40-vjeçari

Kishte vjedhur 6 dyqane në Tiranë, vihet në pranga 40-vjeçari

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq

Konflikti me Indinë/ Shefi i Mbrojtjes i Pakistanit: Mund të nisë lufta bërthamore

Konflikti me Indinë/ Shefi i Mbrojtjes i Pakistanit: Mund të nisë lufta bërthamore

TE FUNDIT

2 kandidatët me më shumë vota të pamerituara në Fier/Braho:Jo në kushtet e gabimit..

Braho: Po tentohet të dëmtohet procesi i rinumërimit në KQZ
1 Korrik, 2025

Për Qarkun e Fierit janë numëruar më shumë se gjysma e votave. Por ndryshe nga rinumërimi i Tiranës, në këtë...

Lexo më shumë

Lushnje, panele diellore në kopshte e shkolla/ Synohet ulja e kostove për energjinë

Lushnje, panele diellore në kopshte e shkolla/ Synohet ulja e kostove për energjinë
1 Korrik, 2025

Instalimi i rreth 150 paneleve fotovoltaike në gjithsej 6 kopshte dhe shkolla në qytetin e Lushnjës do të mundësojë uljen...

Lexo më shumë

Babai përdhunoi të bijën/Bashkia Fier në ndihmë të nënës: Bonus qiraje dhe vend pune

Babai përdhunoi të bijën/Bashkia Fier në ndihmë të nënës: Bonus qiraje dhe vend pune
1 Korrik, 2025

Bashkia Fier ka reaguar menjëherë pas publikimit të rastit të ndodhur në Sheqishtë të Patosit. Siç bën me dije gazetarja...

Lexo më shumë

“Me vëllezërit shqiptarë…”, Rama te Çarshia e Vjetër në Shkup

“Me vëllezërit shqiptarë…”, Rama te Çarshia e Vjetër në Shkup
1 Korrik, 2025

“Me vëllezërit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamjet nga Çarshia e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com