Aktualitet

Largohet nga detyra Prefekti i Qarkut të Elbasanit, kush e zëvendëson


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:57 - 07/10/20 |
Opi Nion

Është larguar nga posti i Prefektit të qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj.

Mësohet se ai do të zëvendësohet nga Klevis Xhoxhi i cili më parë mbante postin e zv kryetarit dhe së fundmi drejtori i Kadastrës së Elbasanit. Malaj u largua nga detyra për shkak se del në pension.

KUSH ESHTE KLEVIS XHOXHI

Klevis Xhoxhi ka lindur në Elbasan, në nëntor të vitit 1978. Ka mbaruar studimet për degën Juridik. Në vitin 2010 certifikohet për pjesëmarrje të sukesshme për “International Summerschool Albania – Driving Sustainable Development Toëards the EU Challenges.”

Më pas, në vitin 2011 specializohet në Master të nivelit të dytë në Shkenca Politike, profili Administrim Publik.

Klevis Xhoxhi ka një karrierë të larmishme, duke filluar nga viti 2003-2006 si jurist pranë Zyrës Juridike të Institucionit të Prefektit të Qarkut Elbasan. 2006-2007 ka qenë Drejtor Rajonal i Agjensisë së Sigurimit të Automjeteve. Në vitin 2007-2008 ka pasur funksionin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Publikun, Bashkia Elbasan.

Në vitin 2008-2015 pozicionohet si Drejtor i Qendrës Ekonomike të Arsimit Elbasan. Klevis Xhoxhi, nga 2015 në vazhdim, merr përgjegjësinë e pozicionit zv/Kryetar Bashkie Elbasan.

Pas