Aktualitet

Largohet Muçaj, kush është avokatja e re e Shtetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:53 - 28/06/21 |
Opi Nion

Brunilda Lilo është emëruar me vendim të këshillit të ministrave avokate e Përgjithshme e Shtetit. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Enkelejda Muçajn.

Lilo ka qenë avokate e Shtetit pranë Zyrës së Gjykatave të huaja, ndërkombëtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Enkelejda Muçaj lirohet nga detyra si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Brunilda Lilo emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./Opinion.al

Pas