Lëvizje në Hipotekën e Korçës. Mësohet se drejtoresha Nadia Bandilli nuk është më në krye të këtij insitutcioni.
Ende nuk dihet saktësisht nëse ajo është shkarkuar apo ka dhënë dorëheqjen dhe nuk dihen as shkaqet e largimit të saj.
Në vend të Bandillit, është emëruar përkohësisht zëvendësdrejtori i Hipotekës, Klajdi Tërova.
Ai ka konfirmuar për mediat se do të qëdrojë i komanduar në këtë rol përkohësisht deri sa të zgjidhet drejtori i ri. /Opinion.al