Sport

Largimi nga PSG? Rrëfehet Neymar: Tani jam i lumtur


               Publikuar në : 17:08 - 10/10/19 |
Opi Nion

Gjatë merkatos së verës në mediat sportive botërore u fol gjatë për largimin e mundshëm të Neymar nga PSG. Por, pavarësisht ofertave tunduese nga Real Madrid dhe Barcelona, braziliani nuk mundi të largohej nga francezët.

Por, tashmë që ndodhet ende në ekipin e PSG, Neymar është shprehur se më herët ka dashur të largohej, por tani ndjehet i lumtur te kjo skuadër.

“Nuk jam i lumtur vetëm në kombëtare, por jam i lumtur edhe tek klubi gjithashtu. Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi gjatë verës, të gjithë e dinë se unë doja të largohesha, kjo gjë është shpjeguar. Tani jam i qetë dhe i lumtur në klub”, u shpreh Neymar.

Për shkak të dëmtimeve braziliani nuk u aktivizua mjaftueshëm me PSG, por pas rikthimit ai shënoi katër gola në pesë ndeshje të zhvilluara./ Opinion.al E.Xh.

Pas