Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Largimi i trajnerit austriak  nga Kukësi, zbulohen arsyet e krisjes me Gjicin

2018/07/14 at 10:26 PM
në Kryesore, Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Largimi i trajnerit austriak  nga Kukësi, zbulohen arsyet e krisjes me Gjicin

Trajneri austriak, Peter Pakult, nuk është më pjesë e Kukësit. Pas 7 muajsh në krye të skuadrës, mbrëmja e së enjtes ka vulosur ndarjen me klubin. Presidenti Safet Gjici mori vendimin për ta shkarkuar trajnerin vetëm dy ditë pas barazimit 0-0 ndaj Valetës në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve.


Mirëpo, nuk ishte kjo arsyeja që solli në këtë vendim ekstrem, pasi shkarkimi ishte menduar prej kohësh. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta pranë të dyja palëve, 10 arsyet që çuan kreun e klubit verilindor të merrte këtë vendim. Ish-trajneri i Rapidit të Vjenës është ndjerë shumë i fyer, edhe pse vetë Gjici e pati konsideruar si trajnerin më të mirë që ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri, kur e prezantoi në janar të këtij viti.

ARSYET E LARGIMIT

  1. Krisja mes trajnerit dhe presidentit e ka zanafillën shumë më herët. Ajo ka nisur që më 14 mars, kur Kukësi humbi 2-1 në Gjirokastër ndaj Luftëtari. Gjici u nervozua me ekipin, por edhe me trajnerin. Disa lojtarë u ulën në stol me urdhër të Gjicit, veçanërisht Koliçi dhe Rrumbullaku.
  2. Në fund të kampionatit. Kukësi neglizhoi në disa takime, duke pësuar humbje të çuditshme si ajo ndaj Vllaznisë. Kjo situatë nuk i pëlqeu trajnerit, i cili preferoi të nxirrte ndihmësin e tij, Hallaçin, para mediave, duke treguar se është larg ndodhive të ekipit.
  3. Pasi ekipi mori pushimet, trajneri u nis drejt Austrisë. I kërkoi klubit zëvendësimin e Sindrit Gurit me një lojtar që minimalisht të jetë 70% brenda parametrave të shkodranit. Në daljet publike e ka shprehur disa herë se nuk ishte i kënaqur me merkaton, teksa mund të kishin bërë më mirë, sidomos për repartin e sulmit.
  4. Presidenti Gjici largoi të besuarit e trajnerit Filip Zderiç. Pakult e kishte sjellë vetë kroatin. Austriaku iu bëri me dije drejtuesve se nëse sjellin lojtarë më të mirë, mund ta largojnë. Në ekip u afrua braziliani Melo, që luajti si titullar ndaj Valetës.
  5. Faza përgatitore solli risi, pasi tekniku mori në staf një ish-kolegun e tij si përgatitës atletik. Ai ndryshoi modelin e punës, duke bërë një stërvitje me intensitet të lartë. Lojtarët nisën të ankoheshin dhe kjo i ra në vesh presidentit Gjici. Në 3 javë stërvitje në Slloveni, ekipi bëri vetëm një ditë pushim. Më pas, kreu i klubit nuk i miratoi Pakultit kërkesën për të pasur një ndihmëstrajner tjetër.
  6. Gjatë fazës përgatitore, Pakult u bë shumë arrogant në komunikimin me lojtarët. Ai nuk pyeste askënd, duke krijuar një hendek të madh në marrëdhëniet trajnerlojtarë, por edhe klubin. “Senatorët” ia kanë përcjellë presidentit dhe drejtorit sportiv gjithë mërzinë apo kundërshtinë e tyre për trajnerin. Kulmi arriti kur urdhëroi që Rrumbullakun të mos e shikonte më në ekip, pasi iu bashkua me vonesë.
  7. Miqësoret në Slloveni ishin krisja e pakthyeshme mes palëve, ku lodhja në fushë u pasqyrua me rezultate negative radhazi në miqësore. Në këtë periudhë ka pasur edhe diskutime mes palëve për rinovimin e kontratës. Kjo nuk ndodhi dhe austriakut i iku situata nga kontrolli.
  8. Ajo që tërboi presidentin Gjici ishte miqësorja me Kastriotin. Ai u largua pa përfunduar takimi dhe shfryu nga larg me disa gjeste në drejtim të trajnerit, i cili po ashtu ndodhej në tribunë vetëm pak metra larg tij.
  9. Gjithçka dukej e akumuluar dhe largimi ishte i mirëmenduar. Një ditë para ndeshjes Kukësi-Valeta, Gjici ka darkuar me kandidatin për pasardhës të Pakult, Armand Cungu. Nuk ishte një rastësi.
  10. Barazimi me Valetën u bë edhe më shumë shkas për t’i dhënë fund para kohe marrëdhënieve mes tyre. Në darkën e së enjtes, Gjici ka takuar trajnerin, të cilit i ka kërkuar llogari. Austriaku i është përgjigjur me të njëjtën gjuhë presidentit, duke i thënë se si e mori ai ekipin dhe ku shkoi në fund. “E drejta është me mua. Duhet durim, ndryshe po iki. Se si e drejtoj skuadrën, e di unë”, mësohet t’i ketë thënë Pakult Gjicit.

Ky i fundit shpërtheu më pas kundër trajnerit, duke e “zbuar” atë. Ka qenë një debat me tonë të ashpra, ku Pakult është larguar nga takimi, pasi presidenti i ka thënë në sy se je i shkarkuar. “Pse Kukësi luan aq keq dhe rrezikon të pësojë? Pse duhet të luajë me një sulmues si Plaku, i cili nuk është sulmues qendre”, mendohet t’i ketë thënë Gjici austriakut.

ÇËSHTJA E KONTRATËS

Pakult firmosi në janar të këtij viti një kontratë 1- vjeçare, me të drejtë rishikimi në fund të sezonit pas arritjes së objektivave. Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë tronditi jo pak pozitat e trajnerit, por vendi i dytë dhe pjesëmarrja në Champions stabilizoi më pas gjithçka. Kësisoj, trajneri do të vazhdonte kontratën, siç palët kishin folur në fillim.

Duke parë që trajnerit i doli situata nga kontrolli gjatë fazës përgatitore, si dhe mërzinë që presidenti kishte me 12 afrimet e verës, bënë që të lindte një konflikt. Shpesh, lojtarët kryesorë e konsideronin sjelljen e Pakult si arrogante dhe jobashkëpunuese. Gjici kërkoi sqarime dhe kuptoi se trajneri nuk ishte më ai i fillimit të bashkëpunimit. Mësohet se austriaku kishte një pagë prej 5 mijë eurosh në muajsh, pa përfshirë këtu disa bonuse. Nuk përjashtohet mundësia që çështja tani të shkojë deri në FIFA.  Panorama Sport (Skerdilaid Sulozeqi)

 

Etiketa: kukesitrajneri austriak


Ju sugjerojmë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa
Rajoni

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

3 Qershor, 2026 4:32 pm
Zvërneci, Berisha: Mbështesim investimin e huaj
Kryesore

Zvërneci, Berisha: Mbështesim investimin e huaj

3 Qershor, 2026 3:41 pm
Zvërneci, Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës
Kryesore

Zvërneci, Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

3 Qershor, 2026 1:05 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar

3 Qershor, 2026 1:01 pm
U takua me Metën, Berisha: Farsë e turpshme, kryetari i PL po bën burg politik
Kryesore

U takua me Metën, Berisha: Farsë e turpshme, kryetari i PL po bën burg politik

3 Qershor, 2026 11:44 am
Para
Aktorja e njohur tërhiqet nga roli, u kritikua nga komunitetit LGTB se duhej ta luante një transgjinor

Aktorja e njohur tërhiqet nga roli, u kritikua nga komunitetit LGTB se duhej ta luante një transgjinor

Lajm i Fundit/ Shkarkohet Shemsi Prençi, Drejtori i i ri i Emergjencave Civile emërohet Haki Çako

Lajm i fundit/Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen dy motorra dhe një makinë

Erjon Braçe kundër Niko Peleshit: “Ky është krim”

Erjon Braçe kundër Niko Peleshit: “Ky është krim”
















TE FUNDIT

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë në CNN,  ku ka dhënë detaje lidhur me idenë e zhvillimit të...

Lexo më shumë

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
3 Qershor, 2026

Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen...

Lexo më shumë

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
3 Qershor, 2026

Protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është  kundërshtuar projekti I zhvillimit të një resorti turistik në zonën e...

Lexo më shumë

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
3 Qershor, 2026

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}