Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në “Facebook” një video ku akuzon kryeministrin Edi Rama si shkaktar për largimin nga vendi të 500 mijë shqiptarëve.
Në këtë video, Rama cilësohet si katastrofë kombëtare, ndërsa theksohet se PD do të rikthejë shpresën në Shqipëri dhe ata që janë larguar nga vendi. Krahas videos, Basha shkruan se tashmë është koha që Rama të largohet.
“Për shkak të Ramës, të rinjtë tanë po largohen nga Shqipëria. Është koha ta largojmë Ramën dhe t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën!”-shkruan Basha./Opinion.al