Kryesore

Largimi i qytetarëve nga vendi, Rama: Kush te dojë mund ta lërë atdheun



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:14 - 04/11/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka folur përsëri lidhur çështjen e debatit të emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Nga Tropoja, kreu i qeverisë është shprehur se qytetarët shqiptarë janë të lirë të largohen, pasi Shqipëria nuk drejtohet nga sistemi komunist për t’iu ndaluar të drejtën për të vendosur se ku duan të jetojnë.

Më tej, Rama theksoi se në Shqipëri janë krijuar shumë mundësi që qytetarët të mund të krijojnë vende të reja pune.

“Një gazetare britanike kishte shkruar një artikull ku thoshte se vetëm vendet diktatoriale vënë në diskutim lirinë e njerëzve për të ikur apo për të ardhur. Shqiptarët sot po bëjnë atë që bota e ka bërë qysh në lindje të saj. Atë që ne kur kemi qenë më pak të pasur se sot e kemi bërë shumë më tepër se këta në një kohë tjetër. E solla këtu për të thënë që është e pamundur, që t’u thuhet njerëzve rrini këtu, mos ikni, se këtu është atdheu. Njerëzit janë në të drejtën e tyre të marrin vendimet e tyre. Shyqyr zotit nuk jemi në bunkerin e komunizmit. Sot shyqyr nëse do t’i krijosh vetes mundësi, ia krijon. Nëse në qytet mundësitë janë më të kufizuara, në fshat janë të pafundme. Nëse në Tropojë sot vijnë rreth 1500 turistë, kjo do të thotë që ka një treg për këdo që jeton në fshat. Tregu është që me shtëpinë e vjetër dhe në tokën rreth e rrotull ti ke mundësi që të ndërtosh një pikë që të tërheqësh disa prej tyre”,-tha Rama./Opinion.al

Pas