Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Largimi i mjekëve, Kushi: Nuk ikin nga cedimi i sistemit, por kërkohen nga vendet e BE-së

2023/07/11 at 1:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Largimi i mjekëve, Kushi: Nuk ikin nga cedimi i sistemit, por kërkohen nga vendet e BE-së

Ministrja Evis Kushi është ndalur të flasë mbi shkaqet e largimit të mjekëve nga Shqipëria, gjatë fjalës së saj në Komisionin Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku po diskutohet për projektligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të dytë Mjekësi e Përgjithshme në IAL publike”.

Ajo thekson se shkak i kësaj nuk është cedimi i sistemit, por nevoja e vendeve të BE-së për mjekë dhe liberalizimi i të gjitha procedurave për t’i punësuar mjekët që vijnë nga vendet e tjera.

Sipas saj, vendet e BE i ofrojnë menjëherë një vend pune mjekëve që vijnë nga shtetet e tjera pa njohur diplomën e tyre.

Duke u shtyrë nga ky fakt, Kushi thotë se largimi i mjekëve vjen nga tundimi për një jetë dhe nivel page më të mirë.

“Tani, pse largohen mjekët?! U përmend disa herë se mjekët largohen sepse ky është një cedim i sistemit. Në fakt ne biem dakord që kemi ende shumë punë për të bërë. Që kemi problematika, patjetër që kemi. Ndërkohë janë bërë shumë punë, shumë përparime, ka shumë zhvillim. Që duhet të bëjmë akoma, patjetër. Por arsyeja kryesore, ju e thatë edhe vetë në fjalët tuaja, është që vendet e BE-së kërkojnë çdo ditë mjekë. 
I kanë liberalizuar të gjitha procedurat për t’i punësuar mjekët që vijnë nga vendet e tjera. Edhe para 10 vjetësh, 15 vjetësh, 5 vjetësh kishte mjekë apo edhe qytetarë që donin të shkonin drejt këtyre vendeve. Sepse ne nuk mund ta konkurrojmë as Gjermaninë, SHBA-në, sado t’i rrisim pagat apo mirëqenien.

Por, sot ata shkojnë dhe janë të sigurt që menjëherë u ofrohet një vend pune, madje edhe pa njohur diplomën.  Ju e thatë vetë që qytetarët e vendeve të BE-së nuk duan më të studiojnë më për mjekësi sepse është një shkollë e vështirë, sepse kërkojnë gjëra më të lehtë. Pra ata janë në krizë.  Kjo sigurisht që i tundon mjekët tanë për një jetë më të mirë, një nivel page më të lartë. Ne sigurisht që i kemi rritur pagat. Por arsyeja, nuk është se çedoi sistemi. Sistemi është më i mirë se ai që kishim, por numri i largimeve është rritur sepse çdo ditë në gazetat e vendeve të BE-së ka njoftime, kërkohen punonjës në fushën e shëndetësisë, në fushën e IT, etj.”/Opinion.al

Etiketa: beevis kushilargimmjeke

Ju sugjerojmë

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
Aktualitet

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

8 Shtator, 2025 3:26 pm
Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër
Politikë

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër

8 Shtator, 2025 3:23 pm
Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat
Sport

Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat

8 Shtator, 2025 3:02 pm
Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator
Kryesore

Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator

8 Shtator, 2025 3:00 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump fton liderët europianë në SHBA: Ejani ta diskutojmë këtu për luftën në Ukrainë

8 Shtator, 2025 2:22 pm
Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama
Kryesore

Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama

8 Shtator, 2025 1:09 pm
Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

8 Shtator, 2025 12:26 pm
Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
Kronikë

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën

8 Shtator, 2025 12:23 pm
112 mijë nxënës më pak në një dekadë
Aktualitet

112 mijë nxënës më pak në një dekadë

8 Shtator, 2025 11:52 am
Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik
Kryesore

Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik

8 Shtator, 2025 11:35 am
Para
Elbasan/Operacioni “Rrjeti” që çoi në pranga 50 shtetas, arrestohet një tjetër i akuzuar

Elbasan/Operacioni "Rrjeti" që çoi në pranga 50 shtetas, arrestohet një tjetër i akuzuar

“Terror politik”, Boçi: Policia, Prokuroria dhe PS më përgjuan një muaj para zgjedhjeve

"Terror politik", Boçi: Policia, Prokuroria dhe PS më përgjuan një muaj para zgjedhjeve

Shqipëria renditet e pesta në Europë për rënien e lartë të popullsisë që nga vitet ’90

Shqipëria renditet e pesta në Europë për rënien e lartë të popullsisë që nga vitet '90

TE FUNDIT

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
8 Shtator, 2025

Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe i kontrolleve të kryera gjatë javës së kaluar, nga Njësia Policore...

Lexo më shumë

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër
8 Shtator, 2025

PD ka reaguar pas dekretimit të datës 12 shtator për mbledhjen e Parlamentit të ri nga, Presidenti Bajram Begaj. Kreu...

Lexo më shumë

Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat

Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat
8 Shtator, 2025

Klubi i Futbollit Tirana ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Vangjel Mile. Përmes një njoftimi, vetë Klubi bën të ditut se...

Lexo më shumë

Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator

Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator
8 Shtator, 2025

Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të mblidhet më 12 shtator, ora 10:00.  Kjo datë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com