Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Largimi i Merkel, kush janë tre kandidatët që pritet ta zëvendësojnë

2021/01/15 at 9:07 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Largimi i Merkel, kush janë tre kandidatët që pritet ta zëvendësojnë

Të tre kandidatët për kryetar të CDU-së kanë shanse të përafërta për të fituar. Në Barometrin Politik, që publikoi sot (15.01.) televizioni ZDF, kanë pak a shumë të njëjtën mbështetje 65 vjeçari Friedrich Merz, ish-kryetar i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, me 28 përqind; 59 vjeçari Armin Laschet, kryeministër i Renanisë Veriore-Vestfalisë, me 28 përqind; dhe 55 vjeçari Norbert Röttgen, kryetar i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut Gjerman, me 24 përqind.


Në bazë të këtyre të dhënave, asnjëri nga kandidatët për kryetar të ri të CDU-së nuk arrin 50 përqind. Kështu që kryetari pritet të vendoset në zgjedhje balotazhi.  Votimi për këtë në kongresin e parë virtual të CDU-së, që nisi sot, bëhet të shtunën (16.01.) në mëngjes.

Por sondazhet në popull na tregojnë pak për fituesin. Pasi kryetarin e partisë Bashkimi Kristjandemokrat Gjerman, CDU e zgjedh jo populli, por delegatët në kongresin e partisë. 1001 delegatët janë drejtues të nivelit të mesëm, funksionarë partiakë, ministra. Besohet se ata do të zgjedhin atë kandidat që i shërben jo vetëm partisë dhe vendit, por që garanton edhe vazhdimësi për ta.

Establishmenti duket se favorizon Armin Laschetin. Dy kryeministra landesh federale, ai i Hessenit dhe ai i Saksonisë së Poshtme janë shprehur për Armin Laschetin. Organizata e grave e CDU-së mbështet Laschetin dhe Röttgenin. Ndërsa përfaqësues të ekonomisë gjermane dhe organizata e rinisë, e CDU-së, Junge Union mbështet Friedrich Merzin.

Zgjedhjet e CDU-së – të rëndësishme për Gjermaninë

Këto zgjedhje partiake janë të rëndësishme. Në 26 shtator të këtij viti në Gjermani do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe shanset më të mëdha që t’i fitojë ato i ka CDU-ja, të cilën e mbështesin aktualisht 37 përqind e gjermanëve. Pritet pra të vazhdojë tradita: në 70 vjet Republikë Federale Gjermane, për 50 vjet Gjermania është drejtuar nga CDU-ja.

CDU-ja pasohet në sondazhe nga Të Gjelbrit me 20 përqind dhe Socialdemokratët me 15 përqind.  Por meqenëse kancelarja Angela Merkel nuk kandidon më në shtator, pyetja që shtrohet është: a do të kemi një vazhdues të politikave të Merkelit në postin e kryetarit të CDU-së e ndoshta kancelarit, apo një ndarje nga epoka e suksesshme e Merkelit?

Përkatësia konfesionale e kandidatëve nuk duhet mbivlerësuar, megjithatë ajo mund të jetë një tregues për edukimin e një personi. Është interesante, që në dallim nga protestantja Angela Merkel, të tre kandidatët janë katolikë. Të tre vijnë edhe nga landi federal i Renanisë Veriore-Vestfalisë.

Friedrich Merz – kandidati i kthimit në identitet

Por ndarjen më të fortë nga tradita e ish-kryetares së CDU-së deri në vitin 2018, Angela Merkelit, do ta shënonte Friedrich Merzi. Friedrich Merzi kandidon me synimin që t’i kthejë identitetin politik CDU-së. Një pjesë e CDU-së mendon se zhvendosja majtas drejt qendrës, që i bëri partisë Merkeli, ka ndryshuar identitetin e saj. Prej Merzit pritet një zhvendosje djathtas e partisë,  edhe për të rifituar zgjedhësit që CDU-ja i humbi te partia ultra e djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD.

Por politikanë të CDU-së dhe vëzhgues druhen se me një zhvendosje djathtas të CDU-së, më shumë zgjedhës do të shkojnë tek të Gjelbrit dhe te Socialdemokratët se sa do të kthehen te CDU, nga të djathtët.

Këto zëra në CDU ka gjasa të jenë forcuar, pas shokut në parti për ngjarjet e fundit në SHBA. Atje, zhvendosja nga Donald Trumpi edhe më djathtas e një partie tradicionale si republikanët, e nxorri situatën nga shinat.

Përsa i përket politikës evropiane, Friedrich Merzi kërkon që Gjermania të luajë një rol më të fortë global. “Gjermania duhet të jetë e gatshme të udhëheqë”, ka thënë ai. Merzi është i rezervuar ndaj migrantëve e refugjatëve. Migrantëve në kufirin turko-grek, ai iu drejtua se nuk ka kuptim të vijnë në Gjermani. Ndërsa në një debat në dhjetor, Merzi tha se Gjermania do të kishte sot më pak njerëz që jetojnë me ndihmë sociale, po të mos kishte ndodhur vërshimi i refugjatëve, në vitet 2015-2016.

Merzi ndjek një linjë konservatore, përsa u përket vlerave. Së fundi ai është shprehur me rezerva për homoseksualët. Ndërsa në ekonomi ai ndjek një linjë liberale: është deklaruar për lehtësime taksash për sipërmarrësit e automjeteve dhe për familjet e reja.

Friedrich Merzin, Angela Merkeli e largoi në vitin 2002 nga kryesimi i grupit parlamentar unionist në Bundestag. Prej vitit 2009 Merzi kaloi në poste drejtuese në ekonomi. Në vitin 2018 ai u rikthye në politikë, për të kandiduar për kryesinë e CDU-së, por humbi me diferencë të vogël ndaj kryetares aktuale Annegret Kramp-Karrenbauer. Po të kalojë në balotazh zgjedhja e kryetarit të ri, pritet gjerësisht që njëri prej dy kandidatëve të jetë Merzi.

Armin Lascheti – kandidati i vazhdimësisë

Në postin e kancelarit, kryetari i CDU-së do të përcaktojë drejtimin e Gjermanisë, shkruan Auron Dodi.

Armin Laschet, kryeministri i landit më të madh të Gjermanisë, Renanisë Veriore-Vestfalisë, është kandidat i qartë i vazhdimësisë së politikës së Merkelit. “CDU-ja duhet të përvetësojë idenë që 16 vitet kur Merkeli ishte kancelare qenë vite të mira. Dhe që ne i mbështesim politikat e saj”, tha ai së fundi. Ai është njëkohësisht për modernizimin e administratës.

Lascheti shihet si kandidat integrues, që mund të bashkojë krahët e ndryshëm të CDU-së. Por muajt e fundit ai humbi pak mbështetje në popull, pasi një pjesë e njerëzve nuk qenë të kënaqur me menaxhimin që ai i bëri pandemisë.

Megjithatë së fundi, mbështetja në Gjermani për Merkelin ka arritur sërish kuota maksimale. Dhe Lascheti mund të përfitojë nga kjo, si kandidat i vazhdimësisë.

Norbert Röttgeni – kandidati i “përtëritjes”

Kandidati i tretë, 55 vjeçari Norbert Röttgen vjen me kartën e “përtëritjes”.  Ai ka thënë se do ta bëjë CDU-në “më femërore, më të re, më digjitale dhe më politike.” Ai ka bërë një fushatë të sukseshme në mediet sociale, në Spotify dhe ka mobilizuar shumë të rinj.

Në postin e kancelarit, kryetari i CDU-së do të përcaktojë drejtimin e Gjermanisë, shkruan Auron Dodi.

Röttgeni arriti me aftësi të rrisë shanset e tij si ekspert i politikës së jashtme. Pasi atë e konsideronin pa shanse, që kur humbi zgjedhjet në Renani-Veriore-Vestfali. Dhe që kur Merkeli e largoi si ministër Ambjenti, në vitin 2012.

Röttgeni  ka kritikuar Kinën dhe vazhdimin e projektit Nordstream2. Ndërsa procesin e integrimit evropian ai e konsideron të ezauruar.  Zhvillimin e Evropës Röttgeni e përfytyron të bëhet mbi bërthamën e bashkëpunimit të shteteve, të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.

A do të jetë kryetari i CDU-së edhe kancelar i Gjermanisë?

Me pak përjashtime, kryetari i CDU-së ka qenë historikisht edhe kancelar i Gjermanisë.

Por teorikisht kancelari mund të vijë edhe nga partia simotër bavareze, CSU. Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, e shohin aktualisht si kancelar të aftë 54 përqind e gjermanëve. Ai la përshtypje pozitive në rang kombëtar me menaxhimin e rreptë që i bëri pandemisë në Bavari.

Në postin e kancelarit, kryetari i CDU-së do të përcaktojë drejtimin e Gjermanisë, shkruan Auron Dodi.

Nëse kryetar i ri i CDU-së zgjidhet Armin Lascheti, mund të diskutohet edhe opsioni i kalimit të kandidatit për kancelar te CSU-ja. Në rastin e Friedrich Merzit kjo përjashtohet.

Megjithatë: në të kaluarën, CDU-ja ia ka lënë kandidaturën e kancelarit CSU-së vetëm kur vetë CDU-ja ka pasur pak shanse për t’i fituar zgjedhjet parlamentare. Dhe shanset për fitore në vjeshtë këtë herë duken të mira. /DW

Etiketa: kancelarekandidatelargimmerkel


Ju sugjerojmë

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Rajoni

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

29 Korrik, 2025 10:56 pm
Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
Bota

Putin i përgjigjet Trump duke goditur 73 qytete dhe fshatra në Ukrainë

29 Korrik, 2025 10:52 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

29 Korrik, 2025 10:28 pm
Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
Bota

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

29 Korrik, 2025 9:36 pm
Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën
Sport

Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën

29 Korrik, 2025 9:11 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Lezhë/ Makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë, fëmija niset drejt Traumës

29 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje
Bota

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje

29 Korrik, 2025 8:36 pm
Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin
Bota

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin

29 Korrik, 2025 8:01 pm
Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët
Bota

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

29 Korrik, 2025 7:40 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Para
Greqi/ Shënohen 1490 raste pozitive në 24 orët e fundit

Greqi/ 610 raste të reja dhe 34 të vdekur nga koronavirusi

Studentët kërkojnë anulimin e tarifave, reagon ministria e Arsimit

Dhuratë makinë dhe bleu apartament,si ndryshoi pasuria e Besa Shahinit

50 Euro për të rruar një person, tjetër dëshmi për Tire Alldervishin

50 Euro për të rruar një person, tjetër dëshmi për Tire Alldervishin
















TE FUNDIT

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
29 Korrik, 2025

Pjesëtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale në ushtrinë serbe dhe njëra prej brigadave speciale në ushtrinë e Kinës,...

Lexo më shumë

Putin i përgjigjet Trump duke goditur 73 qytete dhe fshatra në Ukrainë

Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
29 Korrik, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se të paktën 22 persona kanë humbur jetën, teksa 85 të tjerë janë plagosur...

Lexo më shumë

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
29 Korrik, 2025

Duke filluar nga data 29 korrik, Vladimir Putin ka 10 ditë kohë për të arritur një armëpushim me Ukrainën, ndryshe...

Lexo më shumë

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
29 Korrik, 2025

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e fortë në Pekin dhe zonat përreth kanë shkaktuar të paktën 30 të vdekur dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com