Sport

Largimi i Memës nga Tirana, çfarë deklarojnë drejtuesit


               Publikuar në : 13:34 - 08/10/19 |
el ida

Tirana ka hedhur poshtë zërat për largimin e trajnerit Mema, duke deklaruar se gjithçka do të vazhdojë si më parë.

Duke shprehur habi mbi spekulimet për fatin e trajnerit Ardian Mema, drejtues të klubit deklaruan se nuk ka pasur largim dhe as paralajmërim për shkarkim, ndërsa shtojnë se tekniku vazhdon të drejtojë normalisht stërvitjen e skuadrës ditë pas dite.

Tirana ndodhet fare pranë kreut të renditjes në Superligë, por atmosfera në klub dhe në skuadër është tronditur pas dy humbjeve radhazi me Kukësin dhe Partizanin, dhe pas barazimit në Vlorë me Flamurtarin./Opinion.al

Pas