Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar me akuza të ashpra ndaj qeverisë Rama pas lajmit për largimin e hotel Sheraton nga Shqipëria.
Vasili akuzoi Kryeministrin Rama se përzuti kompaninë në fjalë, duke e cilësuar si një dhuratë të zezë për Shqipërinë.
“Kryeministri e gjeti Sheratonin dhe e përzuri.
Asnjë emër i madh i turizmit botëror nuk është më sot në Shqipëri.
Për faqen e zezë të këtij kryeministri edhe Sheratonin të vetmin emër të madh, që e gjeti e bëri të ikte.
Le të hedhi tani ky kryeminister vulëhumbur në Facebook e tij foton e ish-Sheratonit me emër të humbur që tani nuk është më.
Kjo ishte një tjetër dhuratë e zezë e këtij kryeministri që ka misionin shkretimin e cdo vlere në Shqipëri”, shkruan Vasili.