Aktualitet

Largimi i Gjermenit, Paloka: Rama largoi të vetmen deputete të nderuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:20 - 08/03/21 |
Opi Nion

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka vlerësuar deputeten e larguar ditën e sotme nga Partia Socialiste Eglantina Gjermenin duke e konsideruar si të vetmen deputete të nderuar që kishte Rama në qarkun e Durrësit.

Nëpërmjet nje statusi në Facebook, Paloka si drejtuesi politik i PD në Durrës kujton se dy javë më parë është pyetur për deputetët e PS në këtë qark, dhe i ka thënë se janë përfaqësues të krimit dhe të korruptuar, teksa të vetmen që ka veçuar ka qenë Gjermenin duke thënë ‘’ Përveç saj, për atë nuk kam çfarë të them’’.

Sipas Palokës  Rama në vend të Eglantina Gjermenit do të konfirmojë aty përfaqësues direkt të krimit në parlament.

STATUSI NGA EDI PALOKA

Gati dy jave me pare isha i ftuar ne nje emision debati ne TVSH.
Nder te tjera, moderatori me pyeti per listen aktuale te deputeteve te PS ne qarkun e Durresit.
“Perfaqsues te krimit dhe te korruptuar”- ishte me pak fjale pergjigja ime
Pothuaj njekohesisht, panelistet qe drejtojne dy media teresisht ne sherbim te “rilindjes” , u hodhen e me pyeten si per te me kapur : “ Edhe Eglantina Gjermeni?”
Mendova nje here ti shmangem pergjigjes , po pastaj mu duk e ndershme te pergjigjem drejte dhe ju thashe:”Pervec Eglantina Gjermenit, per ate nuk kam cfare te them…”
Te dy panelistet u kenaqen qe me ne fund “me kapen” tek nje pike! Nuk e di cdo thonin sot ata , panelistet ? Sot qe Rama largoi te vetmen deputete te nderuar qe kishte ne qarkun e Durresit dhe me siguri do te konfirmoje aty gjithe ata qe tanime publikisht njihen si perfaqsues direkt te krimit ne Parlament./Opinion.al

Pas