Politikë

Largimi i Berishës/ Gjekmarkaj:Situatë traumatike për PD, e dhimbshme …


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:14 - 27/09/21 |
Opi Nion

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, thotë se vendimi i kryetarit Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar është “certifikim i një vendimi të marrë nga SHBA”.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gjekmarkaj e konsideroi “fazë tjetër historike” ngjarjet e fundit në Partinë Demokratike. Ai tha se PD do ta kalojë këtë situatë dhe pas saj do të jetë në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve.

Teksa vlerësoi figurën e Berishës për faktin se është themelues i PD-së, Gjekmarkaj, theksoi se në raport me SHBA PD duhet të mbante pozicion “pro” saj.

“Shiko, kjo është një situatë traumatike për Partinë Demokratike si lëndim për momentin, është edhe e dhimbshme sepse zoti Sali Berisha është personaliteti themelor i Partisë Demokratike, është vetë historia e Partisë Demokratike.

Ka qenë president i dal nga kjo parti, kryeministër, ka patur shumë arritje dhe shumë suksese duke drejtuar këtë parti, jo thjesht ai si individ dhe si personalitet, por vendi nën udhëheqjen e tij. Por tashmë ne jemi në një fazë historike tjetër, jemi përballë një vendimi që Partia Demokratike e ka certifikuar, por që nuk e ka marrë ajo.

Është një vendim që e kanë marrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk është servilizëm, nuk është ulje e shtyllës kurrizore fakti që ne, le të themi, bashkojmë vendimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ju e dini po aq sa unë që janë aleati kryesor i kombit shqiptar në ekzistencën e vet”, tha Gjekmarkaj./Opinion.al

Pas