Aktualitet

Largimi i Berishës, Forumi Rinor i PD kërkon thirrjen e një referendumi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:12 - 15/09/21 |
Opi Nion

Forumi rinor i PD i ka nisur një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar për thirrjen e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat.

Anëtarë të kryesisë së FRPD kanë nisur mbledhjen e firmave.

Në kërkesën e FRPD thuhet ndër të tjera se vendimi i Lulzim Bashës është në shkelje të plotë të statutit si dhe rrezikon përçarje të rrezikshme në parti. Për këtë arsye ata kërkojnë thirrjen e referendumit në anëtarësinë e partisë si të vetmen mënyrë për të ruajtur unitetin e PD.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike pasi u shpall non grada nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Pas