Forumi rinor i PD i ka nisur një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar për thirrjen e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat.
Anëtarë të kryesisë së FRPD kanë nisur mbledhjen e firmave.
Në kërkesën e FRPD thuhet ndër të tjera se vendimi i Lulzim Bashës është në shkelje të plotë të statutit si dhe rrezikon përçarje të rrezikshme në parti. Për këtë arsye ata kërkojnë thirrjen e referendumit në anëtarësinë e partisë si të vetmen mënyrë për të ruajtur unitetin e PD.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike pasi u shpall non grada nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.