Kryesore

Largimet nga LSI, Meta: Nuk janë çështja ime


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:28 - 18/01/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ndodhej në Vlorë nga ku ka komentuar dhe largimet e disa politikanëve nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Meta, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, është pyetur në lidhje për kalimin e Gledion Rehovicës tek Partia Socialiste.

Presidenti theksoi se largimet nga LSI nuk janë çështja e tij, ndërsa shtoi se largimin e Rehovicën e largoi dekriminalizimi

“Më vjen keq të merrem me çështje që s’më takojnë. Kam një sugjerim që të vendosin figura të reja dhe të pakonsumuara për të qëndruar dhe jetuar këtu si qytetarë europianë. Figura me integritet dhe që luftojnë çdo ditë, që nuk fshihen kamerave e TV. Dhe figura të pastra pa probleme me dekriminalizimin. Presidenti nuk e ka penguar fondin për Vlorën. Ka pasur LSI një në Vlorë me dekriminalizimin dhe ka bërë shumë mirë që nuk e ka mbrojtur”, theksoi ai.

Meta zhvilloi dhe takime me disa qytetarë në Selenicë, ku deklaroi se duhet të ndërtohet rruga e kësaj zone në mënyrë që banorët të mos penalizohen nga braktisja dhe korrupsioni./ Opinion.al

Pas