Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy të rinj.
Sikurse njoftojnë uniformat blu, në pranga ra një 24 vjeçar, i cili duke drejtuar makinën ka aksidentuar një këmbësore dhe është larguar nga vendi i aksidentit duke mos i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarës.
Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Po ashtu është arrestuar një 28-vjeçar, pasi ka dëmtuar disa karrige në një karburant si dhe ka goditur punonjësin, për motive të dobëta.
Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale ”Shkatërrimi i pronës “, ” Dëmtime të tjera me dashje ” dhe ” Prishja e qetësisë publike”./Opinion.al