Kancelarja gjermane Angela Merkel është sulmuar nga një papagall agresiv i species, Lori.
Incidenti, sipas gazetës “Tz”, ndodhi gjatë një vizite në parkun e shpendëve në Marlow (Mecklenburg-Vorpommern).
Merkel vizitoi zonën e saj elektorale në prag të zgjedhjeve të Bundestagut (të planifikuara për 26 shtator). Gjatë turneut, ajo vizitoi, në veçanti, parkun e shpendëve në Marlowe, ku donte të ushqente banorët e këtij habitati.
Merkelit iu dha një gotë plastike me ushqim për t’ua dhënë zogjve. Por papagalli Lori teksa filloi të godiste ushqimin nga duart e kancelares e kafshoi Merkelin në gisht. Sipas gazetës, kafshimi ishte mjaft i dhimbshëm./Opinion.al