Duke filluar nga sot vranësirat do të dominojnë në të gjithë territorin e vendit. Ato do të jenë më të dendura në veri dhe veriperëndim duke gjeneruar shira të konsiderueshme.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave duke rrezikuar shira pothuajse në të gjithë vendin.
Gjithashtu një pjesë e Mesdheut si dhe gadishulli i Ballkanit do të dominohet nga vranësira dhe shira si pasojë e prezencës së një qendre me presion të ulët atmosferik e vendosur mbi Ballkan. Herë pas here shirat do të jenë rrebeshe.
Me vranësira dhe shira do të mbetet situata e motit edhe për Europën.