Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lamtumire blerje online. Hyjnë në fuqi taksat e reja për blerjet nga interneti

2016/08/05 at 12:15 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lamtumire blerje online. Hyjnë në fuqi taksat e reja për blerjet nga interneti

Nga sot, për çdo blerje përmes internetit qytetarët do të paguajnë në shtet një taksë nga 20 deri në 35 për qind të vlerës së mallit. Vendimi i shumëdebatuar i qeverisë, i cili ul kufirin e taksimit të blerjeve online në 22 euro është botuar zyrtarisht në fletoren zyrtare, çka nënkupton hyrjen automatikisht në fuqi.

Vendimi klasifikon si  mallra me vlerë të papërfillshme, dhe që rrjedhimisht nuk i nënshtrohen taksimit mallrat e blera nëpërmjet porosisë nga interneti, vlera e të cilave nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro.  Ndërsa për dhurata që vijnë nga jashtë vendimi përcakton si kufi të përjashtuar taksimi vlerën 45 euro.

Deri më sot, kufiri i taksueshëm për blerjet nga interneti ka qenë vlera 143 euro. Pra çdo blerje, vlera e të cilave ishte deri në këtë limit nuk taksohej. Me uljen e kufirit me gati 7 herë qeveria praktikisht takson çdo blerje nga jashtë përmes internetit, pasi nën këtë vlerë nuk mund të blesh dot as një artikull individual.

Blerjet nga interneti u shndërruan në një instrument mjaft të preferuar për konsumatorët shqiptarë, veçanërisht gjatë viteve të fundit për shkak të mundësive më të mëdha të zgjedhjeve që ofron tregu ndërkombëtar, por edhe çmimeve konkurruese. Në shumë raste të njëjtët artikuj në tregun shqiptar mund t’i gjesh me çmime disa herë më të parat nga ato që tregtohen në tregjet e huaja.

Qeveria pretendon se përmes kësaj mase e ul kufirin e taksueshëm në të njëjtin nivel si Bashkimi Europian. Por duhet theksuar se kjo masë në Bashkimin Europian zbatohet vetëm kur malli blihen nga vendet ekstrakomunitare. Ndërsa blerjet brenda vendeve të BE janë të përjashtuara.

Ulja e kufirit të taksueshëm pritet të dekurajojë ndjeshëm blerjet online, jo vetëm sepse rrit kostot e tyre, por edhe sepse rëndon procedurat burokratike. Për çdo blerje nga jashtë me vlerë mbi 22 euro, që duhet të zhdoganohet për konsumatorin fillon një kalvar i gjatë procedurash burokratike nga plotësimi i deklaratës doganore dhe deri tek pagesa në bankë. vetëm pasi të ketë përfunduar këto procedura qytetarët mund të tërhiqni mallin nga posta.

Etiketa: blerjeonlinetaksa

Ju sugjerojmë

Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

31 Tetor, 2025 8:43 am
Ndarja territoriale, Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…
-U tha në Opinion

Ndarja territoriale, Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…

30 Tetor, 2025 10:37 pm
Kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale? Mazniku tregon objektivin e PS
-U tha në Opinion

Kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale? Mazniku tregon objektivin e PS

30 Tetor, 2025 10:33 pm
Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale
-U tha në Opinion

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale

30 Tetor, 2025 10:06 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Politikë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar

30 Tetor, 2025 9:53 pm
Fletëthirrje për Ballukun? Gazetarja: Burime thonë se do paraqitet nesër në SPAK
-U tha në Opinion

Fletëthirrje për Ballukun? Gazetarja: Burime thonë se do paraqitet nesër në SPAK

30 Tetor, 2025 9:44 pm
Veliaj të premten në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit
-U tha në Opinion

Veliaj të premten në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit

30 Tetor, 2025 9:40 pm
Akuzat e Berishës, Manja heq xhaketën: Të sfidoj Sali
Politikë

Akuzat e Berishës, Manja heq xhaketën: Të sfidoj Sali

30 Tetor, 2025 9:17 pm
Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë
Kryesore

Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë

30 Tetor, 2025 8:21 pm
Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni
Bota

Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni

30 Tetor, 2025 8:01 pm
Para
Irena Kita jo vetëm “fashion” edhe seksi, shikoni fotot e saj me bikini

Irena Kita jo vetëm "fashion" edhe seksi, shikoni fotot e saj me bikini

Alban Hoxha i zhgënjyer: U ndëshkuam nga dy gabime individuale, ishte faji i…

Alban Hoxha i zhgënjyer: U ndëshkuam nga dy gabime individuale, ishte faji i...

Martesa mbretërore: Geraldina u vesh nga Chanel, Elia zgjedh stilisten kosovare

Martesa mbretërore: Geraldina u vesh nga Chanel, Elia zgjedh stilisten kosovare

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
31 Tetor, 2025

Dashi Asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar gjate kësaj dite madje debatet ne çift mund te jene edhe...

Lexo më shumë

Ndarja territoriale, Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…

Ndarja territoriale, Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…
30 Tetor, 2025

Drejtuesi i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me Reformën Territoriale. Haxhimali...

Lexo më shumë

Kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale? Mazniku tregon objektivin e PS

Kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale? Mazniku tregon objektivin e PS
30 Tetor, 2025

Korriku i vitit 2026 është objektivi i PS për të përfunduar çështjen e Reformës Territoriale. Socialisti Arbjan Mazniku tha në...

Lexo më shumë

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale
30 Tetor, 2025

Reforma Territoriale është një nga pikat më të rëndësishme për të cilën palët politike do të përfshihen në diskutime nëpërmjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com