Blackberry ka ngritur flamurin e bardhë. Kompania kanadeze e celularëve inteligjentë, dikur simbol në tregun global, ka vendosur të heqë dorë nga prodhimi, duke i`u dorëzuar kështu një shoqërie indoneziane të specializuar në zhvillimin e softwarëve.
Bashkimi në një joint venture i të dy kompanive do të krijojë në treg një kompani tjetër. Dikur, Bleckberry ishte mbreti i smartphonëve. Në ditën e zgjedhjes së tij në shtëpinë e bardhë, Barack Obama mbante pikërisht një telefon të tillë.
Njoftimi i kompanisë erdhi gjatë ditës së prezantimit të ecurisë së tremujorit. Deri më datën 31 gusht të këtij viti, kompania raporton humbje për 372 milionë dollarë. Gjithsesi ekspertët i vlerësojnë këto të dhëna si pozitive, për shkak edhe të pritshmërive.
Kompania e re do të fokusohet tërësisht në zhvillimin e softwarëve. Blackberry me shumë gjasa nuk do të dalë më në treg, ose të paktën jo ajo markë që të gjithë njohin. Fundi i kompanisë kanadeze i ngjason së tepërmi rastit të Nokias. Dy emblema të një gjenerate të tërë nuk janë më.