Pas ndarjes nga Jennifer Aniston, Brad Pitt fitoi një zakon të ri, i cili ishte i njejtë me Angelinën. Pra njësoj si bashkëshortja e rradhës ai filloi të pikturonte trupin dhe për fat të mirë apo të keq, shumë prej tatuazheve që Brad bëri ishin në nder të bashkëshortes. Mirëpo duket se pas divorcit hapi tjetër që Brad do ndërmarrë është eleminimi i të gjithë këtyre tatuazheve, shkruan “Hollywoodlife”.
Kjo përkthehet si një vazhdim përpara nga ana e Brad, duke shuar përfundimisht të gjithë zërat që shpreheshin se mes ish bashkëshortëve mund të ketë ndonjë rikthim./Opinion.al