Artan Lame, kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është ka folur nga Korça në lidhje me me ndryshimet në Kadastrën e Vlorës.
Lame thotë se interesi i lartë për tokat e bregdetit ka sjellë ndryshmet ne kadastrat bregdetare.
Po ashtu ai shprehet se ka pasur presione të ndryshme, pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit. Lame paralajmëroi ndryshime të tjera në Kadastrën e Vlorës.
“Ka pasur presione nga më i vogli dhe në me i madhi pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit. Ndryshimet do të vazhdojnë nga drejtori i përgjithshëm deri në punonjësi me i ulët”.-tha Lame.
Lame sqaroi edhe deklaratën e mëparshme, ku citonte se korçarët janë frikacakë. Nga zyrat e reja të hipotekës se Korçës, ai tha se kishte nënkuptuar që korçarët kanë frikë nga ligji dhe mediat e kanë keqinterpretuar deklaratën e tij./ Opinion.al