Kreu i Kadastrës Artan Lame thotë se dy ligjet e miratuar në vitet ’90 për pronat në vendin tonë sollën dhe një kaos për ndarjen e tyre pas rrëzimit të sistemit komunist.
Në emisionin “Opinion”, Lame tha se ligji 7501 dhe ligji për komensimin e pronave solli dhe mbivendosje të pronave në vendin, duke vështirësuar dhe regjistrimin e tyre.
“Në ‘90 ndodhën dy faktor këtej ishte ligji për ndarjen e tokës dhe në ‘93 u bë ligji për kompensimin e pronës. Kjo solli dhe mbivendosjen e pronave. Në 90, fillon një tjetër e plaçkitje të pronave shtetërore. Filluan të dalin ish-trashëgimtar dhe shumicën e pronave shtetërore që kishte Italia në Shqipëri i morën qytetarët. Në 2008 u ngritë një komision për shikimin e titujve të pronësisë që nuk funksionoi”,-tha Lame.