Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lamborghini i ftuar në podcastin e Ramës: Shqipëria me mundësi të mëdha për turizmin! Kryeministri: Kur Zoti e krijoi ishte e diel 

2024/04/06 at 12:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lamborghini i ftuar në podcastin e Ramës: Shqipëria me mundësi të mëdha për turizmin! Kryeministri: Kur Zoti e krijoi ishte e diel 

Tonino Lamborghini, trashëgimtari i Ferruco Lamborghini, themeluesi i perandorisë industriale në fushën e mekanikës dhe automobilave luksoze vizitoi përherë të parë Tiranën me ftesë të kryeministrit Edi Rama. 

Në podcastin “Flasim”, Lamborghini tregon se është befasuar nga siguria që të ofron Tirana por dhe të rinjtë këtu.  

“Unë erdha këtu dhe mbeta jashtë mase i befasuar nga modernizmi, nga pastërtia, nga eleganca e ndërtesave të reja dhe nga ruajtja e pjesës historike të vendit tuaj. Unë e dua shumë historinë, dua shumë arkitekturën. 

Qyteti juaj është i mrekullueshëm. Ka një mikpritje që ju, pastaj, e përcillni, sepse, zakonisht, kryeministri përfaqëson një popull dhe nëse ai është i sertë, i mbyllur, fodull, nënkupton që, me gjasë, edhe vendi, edhe populli ka këtë lloj mbylljeje”,-u shpreh ai. 

Duke pranuar komplimentet me batutë Rama i tregon se jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim.   

“Që t’u pëlqesh të gjithëve o duhet të kesh vdekur, o duhet të jesh i vdekur për gjumë. Po të punosh, po të marrësh vendime, po të përpiqesh t’i vësh gjërat në lëvizje, sigurisht, nuk duhet as ta pretendosh që t’u pëlqesh të gjithëve”,-tha ai. 

Tonino Lamborghini është befasuar nga siguria që të ofron Tirana dhe thotë se për Shqipërinë duhet folur më shumë. 

“Mendoj se duhet folur shumë më tepër për Shqipërinë. Besoj që duhet bërë, sepse vendi juaj është shumë i bukur, është shumë i ngjashëm me temperamentin dhe karakterin miqësor italian dhe është për të ardhur keq që njerëzit mendojnë se Shqipëria është ende një vend, ku të thonë, “ki kujdes, kujdes”. Po ç’kujdes! Me kujdes shkoj në Milano, me kujdes shkoj në Napoli, kurse, vij këtu dhe mund të lëviz rehat. 

Gjithçka është e pastër, në vendin e vet, pa zhurmë. Urime! Urime juve që e drejtoni prej shumë vitesh këtë vend dhe unë e di, sepse informohem, që populli ka shumë vlerësim, shumë konsideratë për ju dhe ju e keni ngritur këtë vend, e keni ngritur në atë pikë që sot është në pozitën për të bërë dialog me vende të cilat kanë historikisht një traditë më të thellë. Nuk është tamam epiteti i duhur. Kështu që, nuk mund t’ju them dot tjetër përveçse “bravo”,”-shtoi ai. 

Përshtypje i kanë bërë dhe të rinjtë në Tiranë 

“Ndërsa shëtis në qytetin tuaj, gjë që nuk e bëj vetëm këtu, por kudo shkoj në botë, unë shoh të rinjtë, shoh pastërtinë. Në qytetin tuaj, nuk pashë shkrime në mure. Muret janë të pastra, të padëmtuara. Po të vëresh të rinjtë, sheh që janë të gjithë të rregullt, të pastër, të veshur me kujdes. Nuk veshin xhinse të diskutueshme, dua të përdor këtë fjalë”-komentoi Lamborghini. 

I surprizuar nga Shqipëria Lamborghini nuk fshehu dëshirën për të investuar pasi ka ‘mundësi të mëdha për turizmin”. 

“Qe një surprizë e jashtëzakonshme. Është kaq e vërtetë kjo, sa kam dëshirë të marr pjesë, qoftë edhe me diçka të vogël, shumë të vogël, në këtë fluturim që keni marrë tashmë, sepse, për fat të keq, e keni marrë ndërkohë, kështu që, para se të jetë shumë vonë, do të doja sikur edhe pak, fare pak të vendosja…”-tha Lamborghini 

“Lamborghini po zgjeron markën drejt biznesit të hotelerisë që ‘ne këtu në Shqipëri na intereson’”-tha Rama 

Edi Rama: Ka edhe zona fantastike me natyrën, detin, malet. E them gjithmonë, mendoj se kur Zoti ka krijuar Shqipërinë, ka qenë e diel, ditë pushimi, ka marrë gjithë kohën për të hedhur në 28 mijë kilometra katrorë, në një telajo të vogël, gjithçka: lumenj, male, kodra, dy dete dhe pastaj liqene nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, pastaj vende të tjera në brendësi që janë mbresëlënëse. Ka kaq shumë për të bërë në Shqipëri, që, në disa aspekte, është pak si Italia e gjyshërve tuaj, me mangësitë, po edhe të mirat. 

 Tonino Lamborghini:  Nuk e mohoj që, nëse kjo gjë bëhet, duhet të kem se s’bën një apartament për vete dhe për fëmijët, patjetër. Unë nuk jam më shumë i ri, por vazhdoj të udhëtoj shumë e, pastaj, kam shumë fëmijë. Pse të mos i njoh me një tokë që është ende për t’u eksploruar? Është e shëmtuar ta thuash kështu “ende për t’u eksploruar”, po për hir të Zotit… 

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Dhunoi gruan dhe dyshohet se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 39-vjeçari në Kukës 

Dhunoi gruan dhe dyshohet se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 39-vjeçari në Kukës 

Arrestimi i zyrtarëve të bashkisë/Veliaj: Drejtësia të vazhdojë punën e saj! S’e kam shkelur kurrë ligjin dhe besimin e qytetarëve 

Arrestimi i zyrtarëve të bashkisë/Veliaj: Drejtësia të vazhdojë punën e saj! S’e kam shkelur kurrë ligjin dhe besimin e qytetarëve 

Greqia/28-vjeçarja u vra nga ish-partneri teksa fliste me policinë, shkarkohen 5 oficerë grekë

Greqia/28-vjeçarja u vra nga ish-partneri teksa fliste me policinë, shkarkohen 5 oficerë grekë

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com