Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lalo, mjeshtri që nuk harrohet: Kam 30 vite që bëj drekën, sepse ime shoqe nxjerr paratë

2017/11/27 at 2:55 PM
në InstaBIZ, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Lalo, mjeshtri që nuk harrohet: Kam 30 vite që bëj drekën, sepse ime shoqe nxjerr paratë

Ata që kanë qenë të vëmendshëm dhe e kanë parë kompozitorin Aleksandër Lalo gjatë shfaqjeve të tij të fundit në televizion (lajmi i largimit të tij nga jeta u dha pikërisht në natën që ishte në jurinë e regjistruar të spektaklit “C’est la vie”) i kanë vënë re patjetër duart e tij.
Ndërsa ai vetë fliste për cilësinë e zërit apo këngës, duart e tij ishin të mbushura me shenja gatimi, sepse gjysma e tij e ditës, në vitet që ishte në pension, por edhe më parë, kalonte pikërisht në kuzhinë.
U bë e famshme batuta e pak kohëve më parë e profesorit, kur gjatë një takimi me tri ministre, u përgjigj “Tani ika se do të bëj drekën!”…Ajo që u prit me ilaritet e u trajtua si një batutë e tij shpërfillëse ndaj mbledhjes që nuk kishte mbaruar, në fakt, ishte realiteti i tij i 30 viteve të fundit.
Po sjellim sot takimin me të, të fundit, të disa muajve më parë, kur u takuam me Lalon për të folur për mikun e tij, kantautorin Françesk Radi. Sot, asnjëri prej të dyve nuk është më, por do të mbeten gjithnjë kujtimet…
“Do t’ju flisja për Françeskun, por tani nuk kam kohë, po bëj drekën”, ishte përgjigjja e kompozitorit, i cili nuk vonoi të vijojë fjalinë për të na ftuar në shtëpi. Meqenëse u ndje pakëz habi nga përtej telefonit, shtoi…”unë gazetarët i ftoj të gjithë në shtëpi sepse nuk kam fare kohë që të dal gjatë paradites, bëj gjithmonë drekën…”.
Në më pak se një orë nga telefonata, u gjendëm te hyrja e pallatit të Aleksandër Lalos, pranë Shkollës së Baletit. Për shkak të zakonit të orarit, a sepse po ngjiteshim me idenë e atmosferës së gatimit, e gjithë shkalla me dritë natyrale mbante erë gjellë.
Lalo e kishte lënë derën hapur…”Eja se po gatuaj, i kam duart me yndyrë…”. Në banakun e punës, afër vatrave të sobës, ishte një tavë ku ishin shtruar petë të gatshme byreku të lagura me pak vaj ulliri. “Shefi” po priste të ftohej mbushja që kishte parapërgatitur me gjizë dhe presh.


Meqenëse dy pakot e petëve të byrekut nuk e justifikonin urinë e një çifti jo më aq të rinj e aq të uritur, Lalo na sqaroi menjëherë se ora e drekës vinte shpejt dhe shtëpia mbushej plot, vinin të gjithë aty për të ngrënë. E kishte fjalën për të shoqen që punon si dentiste në katin e parë të një pallati fare pranë atij ku banojnë. Bashkë me të (jo domosdoshmërish në të njëjtin orar) vinte djali, nusja e nipi…ky i fundit, s’do mend, si më i privilegjuari, përmendej më shpesh nga gjyshi se të rriturit…

“Nuk përtoj t’i bëj edhe vetë petët e byrekut, por pasi provova disa lloje, kuptova që këto që po përdor tani, janë ekzaktësisht si ato që bëja vetë, nuk kanë asnjë ndryshim!”.
Pa e miratuar mjeshtrin e muzikës në këtë pikë, vijuam të flasim më për marrëdhënien e tij me gatimin, si një temë të paparashikuar, por të pëlqyeshme për të shkëmbyer informacione, sidomos kur e gjithë dhoma e ndenjjes ishte e mbushur me aroma të mira. “Unë kam 30 vite që gatuaj. Kur je i ri, ende i pamartuar, në shtëpinë tënde bën ndonjë gjë të vogël, ndoshta kur je vetëm në shtëpi, por jo të gatuash vakte të mirëfillta për të gjithë familjen. Ndërkaq, mendon se nuk di asgjë nga kjo punë, por në fakt gabohen të gjithë që mendojnë kështu.
Ose, thjesht duan t’i bëjnë bisht punës e të mos merren me të. Ti di, por nuk të leverdis të dish deri sa rrethanat ndryshojnë e të gjitha ato që ke parë nga të tjerët i vë në praktikë. Informacioni ka qenë gjithnjë brenda teje…ime shoqe ka pasur e ka një punë me orare të ngjeshura, më të gjata se të miat, kështu që m’u desh të merrja përsipër edhe këtë punë. Asokohe, kur ishim të rinj ndaheshin detyrat në rritjen e fëmijëve… për arsyen që thashë më sipër, gatimi e përkujdesja në këtë pikë më ngeli mua dhe kështu vijoi gjithmonë. Fundja, është ajo që sjell paratë në shtëpi, nuk kam për ç’të ankohem. Pastaj profesioni im nuk ka orare, nëse dua të ulem të punoj mund ta bëj kur të dua, në shtëpi”, të gjitha këto profesori i tregoi ndërsa shtroi shtresën e parë të gjellës me presh mbi petët e byrekut dhe nisi të hapë ato të tjerat, një e nga një, duke hedhur nga pak vaj ulliri në çdonjërën prej tyre. Ndërkaq, qoftet ishin bërë. Më saktë, ishte bërë brumi që po pushonte në frigorifer.

“E kam bërë brumin dhe e kam lënë të marinohet në mënyrë që të gjithë përbërësit të lëshojnë e marrin nga shija e njëritjetrit. Pasi të piqet byreku, do t’i fus në furrë që të jenë të ngrohta e të mos thahen. Nuk më pëlqen t’i përdor shumë të skuqurat”…
Lalo ndez furrën të parangrohet, ndërsa bashkë dalim në ballkon për të pirë duhan e për të folur për Françesk Radin. Në sallonin e shtëpisë kishte dy paketa, njëra mbi piano e tjetra mbi tavolinë. Tre a më shumë çakmakë e shkrepëse, për çdo rast.
Fjalinë e dytë të bisedës na i ndërpreu telefoni… “Të lutem, pak shpejt sepse jam në një takim dhe po bëj drekën”, volumi i ngritur i aparatit celular përcolli të gjithë përgjigjen nga ana tjetër “Pse, ju gatuani?!”. “Të gjithë kompozitorët e mëdhenj gatuajnë, moj vajzë, por shpejt se kam edhe punë të tjera!” -Punët e tjera të Lalos lidheshin sërish me gruan.
Kur mbaronte së gatuari apo në një ditë që ishte pa takime e impenjime, ai shkonte edhe në klinikën e saj për ta ndihmuar në punë të vogla… Pjesa tjetër e bisedës me Lalon ishte ajo që kemi botuar disa muaj më parë, kur u nda nga jeta kompozitori Françesk Radi. U larguam dhe e mbyllëm bisedën duke folur sërish për gatimin, ndërsa byreku ishte futur në furrë dhe qoftet ishin gati për t’u pjekur./Panorama

Etiketa: aleksander lalogatimi


Ju sugjerojmë

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
-U tha në Opinion

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

10 Shtator, 2025 10:45 pm
Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
-U tha në Opinion

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

10 Shtator, 2025 10:31 pm
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

10 Shtator, 2025 9:23 pm
“Bashkimi bën fuqinë”/ Besëlidhja e Lezhës, presidenti Begaj përkujton ngjarjen historike të 2 marsit 1444
Aktualitet

Begaj reagon për shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

10 Shtator, 2025 7:19 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Largojini vetë lavazhet

10 Shtator, 2025 6:44 pm
SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt
Kronikë

SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt

10 Shtator, 2025 4:19 pm
Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha
Kryesore

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

10 Shtator, 2025 3:54 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Rama: Funksionimi si një vend i BE-së, trashëgimia më e madhe për fëmijët tanë

10 Shtator, 2025 2:49 pm
PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit
Kryesore

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit

10 Shtator, 2025 1:31 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD mbledh kryesinë, “përjashtohen” deputetët që nuk u rizgjodhën në 11 Maj

10 Shtator, 2025 1:10 pm
Para
Video/ Ja si këndon dhe i bie çiftelisë Presidenti Ilir Meta në Medvegjë

Video/ Ja si këndon dhe i bie çiftelisë Presidenti Ilir Meta në Medvegjë

Foto-video/ Aksidenti i eskortës së Ramës, policia nxiton të shpallë fajtor qytetarin

Foto-video/ Aksidenti i eskortës së Ramës, policia nxiton të shpallë fajtor qytetarin

Pas ndarjes nga e fejuara, “Betim Spërdhima” gjen sërish dashurinë

Pas ndarjes nga e fejuara, “Betim Spërdhima” gjen sërish dashurinë
















TE FUNDIT

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk
10 Shtator, 2025

Aktivisti konservator dhe themeluesi i Turning Point USA, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, pas një atentati me...

Lexo më shumë

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
10 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohet në lidhje me sigurinë e prodhimeve shqiptare, pas bllokimit të një sasie prodhimesh shqiptare në...

Lexo më shumë

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
10 Shtator, 2025

“Sa të rrezikshme janë prodhimet shqiptare” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion”, pasi një sasi prodhimesh u ndaluan...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah
10 Shtator, 2025

Charlie Kirk, një aleat i presidentit Donald Trump dhe themelues i organizatës konservatore "Turning Point USA", është qëlluar me armë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com