Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka thënë sot në Kuvend se kryebashkiaku Erion Veliaj, ka përfshirë në aferën e inceneratorit dhe bashkëshorten e tij.
Nga foltorja, Noka iu bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të kenë kujdes kur japin para për investime, pasi mund t’u vidhen.
Sipas tij, Veliaj është zhytur kokë e këmbë te afera e inceneratorëve si dhe ka përfshirë edhe bashkëshorten e tij në këto vjedhje.
“Transporti i gjelbër merr ua nga KFË-ja. Harabeli i Ajolës, si drejtoreshë kreative e së cilës është mund të përfitojë siç përfitoi nga inceneratori. Do t’i themi qytetarëve se Lali vjedhësi, jo vetëm që u zhyt kokë e këmbë te afera e inceneratorëve, ka zhytur dhe bashkëshorten e tij. Pikërisht te vendi i vrasjes së Arditi Gjoklajt, Harabeli i ka marrë dhuratë një skulptori me mbiemrin Xhafa, një vepër të quajtur Bleta dhe e ka vendosur te vendi ku ka vdekur Gjokla, Mërtiri dhe Zoto. Ne ju themi partnerëve që të bën kujdes me paratë, se jua vjedhin hajdutët. Këta jo vetëm që vjedhin vetë, por përfshijnë dhe gratë”, tha Noka.