Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lala tregon takimin me nënën e avokatit të vrarë: Dëgjoj dhe emra politikanësh

2022/04/24 at 3:48 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lala: Në përgjigmet e grupeve kriminale del politikani me nofkën “matematiku”

Nga Klodiana Lala


Bujon me flokët e zbardhur më së shumti nga dhimbja e gjejmë në katin e dytë të shtëpisë në zemër të Elbasanit. Kështu e kanë thirrur që fëmijë e kështu e thërrasin, sa herë dikush troket në derën e saj. Jeton e vetme, që prej ditës kur djali i saj, avokati i njohur Ravik Gurra u ekzekutua në një atentat mafioz në mes të qytetit, teksa pinte kafe me një të njohur, zyrtar në bashki.

“Aty jeton një zonjë e moshuar. Trokit se do dalë, por me pak vonesë”, më thotë një zotëri. Trokit disa herë – shton ai – se besoj do dalë.

Hap derën me ngadalë dhe marr shkallët deri në katin e dytë. Trokas dhe pres të më përgjigjen. Pas disa minutash shfaqet gruaja trup imët. E pakur. E veshur me të zeza nga koka te këmbët. Kemi përballë Nurie Gurrën, nënën e avokatit 50-vjeçar Ravik Gurra.

“Ma mbyllën jetën. U shemb çdo gjë për mua. Më kanë vrarë zemrën. Raviku nuk e meritonte këtë”, rrëfen mes lotësh 78-vjeçarja. Sikur e parandjeva dramën e madhe  – thotë ajo – sepse javën e fundit para se Ravikun të ma vrisnin, nuk ngrihesha dot nga krevati.

“Raviku më dha shurup e lëng me lugë të vogël gjatë gjithë asaj jave. Edhe para se të dilte e të mos kthehej më kurrë”, tregon Nuria.

“Bëri dhe byrek djali, më tha do dal e kthehem shpejt”, kujton mes lotësh.

Raviku, babai i dy vajzave, nuk u kthye më i gjallë në shtëpinë e tij. Në atë shtëpi të mobiluar thjeshtë, por të zbukuar nga librat dhe fotot. Një shtëpi bibliotekë. Teksa pinte kafe në një lokal pranë Turizmit në Elbasan, ai u qëllua për vdekje. Errësira e ndihmoi autorin të zhdukej pa gjurmë. Kanë kaluar më shumë se 3 vite që prej ngjarjes së rëndë, por ende nuk ka një të akuzuar për ekzekutimin e njeriut të drejtësisë.

Lajmi i kobshëm

Si e mësove lajmin zonja Nurie? E pyes me qetësi. Nuk dua ta lëndoj. “Më mori një shoqe. Më pyeti si isha? Mesa duket e kuptoi që nuk dija gjë për vrasjen dhe e mbylli telefonatën. Pastaj më morën nga Anglia. Vajza, nusja. Qanin me të madhe”, kujton Nuria. Ajo kujton se pa sjellë ende në shtëpi trupin e pajetë të birit të vetëm, policia erdhi dhe ktheu gjithçka përmbys. “Kërkonin dosjet e Ravikut, jo vrasësit në lumin e Zaranikës”, thotë disi me ton nervoz e moshuara.

Gruaja ka bërë një jetë të qetë, deri mbrëmjen kur breshëria e armëve prishi qetësinë e qytetit. Me orgjinë te hershme nga Gjakova, familja e saj u shpërngul herët në Elbasan, ku lindi Nuria, motrat e vëllai. Aty u njoh me babain e Ravikut, i cili ishte shkolluar në Moskë. Ndërsa, Nuria në Shkollën ‘Harry Fultz’.“Kam punuar në postë –telegram. Rritëm me shumë vështirësi, vajzën e djalin. Hiqnim bukën e gojës e blinim libra. Ja siç e sheh, një mal me libra”, thekson ajo. Në duar gruaja mban çdo shënim të lënë nga i biri. I ruan si gjënë më të shtrenjtë. “Janë shënimet e tij. I mbaj në duar. Vështroj dhe fotot. Ja tek njëra kam vënë abazhur. E lë ndezur. S’dua të flejë djali pa dritë”, ofshan.

Thirrja për drejtësi

“Nuk di kush ma vrau Ravikun. Ai si bënte keq askujt. Shteti duhet të ma gjejë. Duhet të më thonë kush e vrau dhe përse? Djali im se meritonte. Ai jetoi mes librave. Pëlqente të udhëtonte. Do ikte në udhëtim me disa miq, por ma vranë”, klith gruaja.

E moshuara e ka mësuar se dosja ndodhet në SPAK, e pret nga ky institucion t’i thotë emrin e vrasësit të birit.

“Raviku nuk fliste kurrë për punën e tij. Ai e donte atë punë. Këtu flitet shumë për motivet e vrasjes. Dëgjoj dhe emra politikanësh. Por unë dua të vërtetën. Janë mbushur 3 vjet”, shprehet Nuria.

Ajo është e vendosur për të qëndruar e vetme në atë shtëpi, me shpresën se drejtësia do të vihet për djalin. “Vajza dhe gruaja e Ravikut me kërkojnë që të shkoj në Angli. Por nuk iki. Nuk mund ti kthej shpinën. Shkoj te varri, i çoj lule. Nuk mund ta lë djalin vetëm”, shprehet nëna e avokatit.

Prokuroria e Posaçme thotë se po heton në disa pista për vrasjen e avokatit Gurra, njëra prej të cilave, ajo për shkak të profesionit të tij. Ravik Gurra, u largua në vitin 1990 nga Shqipëria dhe u vendos në Britaninë e Madhe bashkë me gruan, ku pas disa vitesh fituan shtetësinë britanike. Vitet e fundit ishte kthyer në Shqipëri dhe po mbronte përballë drejtësisë disa nga emrat më të njohur të botës së krimit, pjesëtarët e fisit Çapja apo Emiljano Shullazin. “Dosjet e Ravikut i morën, por vrasësin se gjeti shteti” – thotë Nuria – teksa këmbëngul se e vërteta duhet të zbardhet.

A të rrëfej një histori zonja Nurie?  – i them qetësisht. Ka lidhje me Ravikun? – më pyet. Po- është përgjigja ime.

“Në një nga seancat e procesit të Emiljano Shullazit mbajta shënime me stilografin e Ravikut. Në 10 minuta stilografi më ra tri here nga duart. Ai u mërzit shumë, por nuk u ankua. Kur dolëm nga gjyqi folem gjate. Mes te tjerash me qetesine e tij më tha: dua ta pleqëroj duke ushqyer pulat e lexuar Shekspirin”. Me degjoi në heshtje. Lotët i rrodhën nëpër faqe.

“E donte shumë jetën, por se lanë të jetonte”, tha më gjysmë zëri. Më zërin lutës të një nëne që pret me sytë nga shteti që ti japë ndëshkim njeriut që tërhoqi këmbëzën dhe i mori jetën e birit të vetëm. Zbresim të dyja shkallët. Më përcjell. Largohem duke lënë pas një nënë me zemër të plagosur, që mbase do të mbyllë sytë përjetë pa parë të bëhet drejtësi.



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para

Ukraina: Nga sulmet ruse kanë humbur jetën 213 fëmijë

OBSH: 169 fëmijë të prekur nga hepatiti i panjohur në 12 vende, 1 ka humbur jetën

OBSH: 169 fëmijë të prekur nga hepatiti i panjohur në 12 vende, 1 ka humbur jetën

“Brenda 5 viteve kam humbur 3 vëllezër”, Elsa thërret nënën

“Brenda 5 viteve kam humbur 3 vëllezër”, Elsa thërret nënën
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com