Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lala: Shullazit po i mbarojnë afatet dhe mund të dalë

2020/08/13 at 12:15 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lala: Shullazit po i mbarojnë afatet dhe mund të dalë

Avokati i Emiljano Shullazit, përmes një letre drejtuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për vendosjen e klientit të tij në regjimin “41 bis”.

Por në një raportim në News 24, gazetarja Klodiana Lala, tha se ajo që meriton më shumë vëmendje në këtë moment, nuk është cështja e “41 bis”, por fakti që dosja e Shullazit po shkon drejt përfundimit të afateve në Gjykatën e Posaçme të Apelit, çka do të çonte në lirimin e Shullazit, ende pa u gjykuar.

“Vetëm për pak ditë përfundojnë afatet e paraburgimit, që Shullazi të dalë. Duhet të shqyrtohet kjo çështje, të zgjidhet problem i gjyqtarëve dhe fokusi kryesor duhe të kthehet tek vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit”, tha Lala.

Emiljano Shullazi, përfundoi në pranga në prill 2016, pas denoncimit se ishte përfshirë në garën për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Tiranës përmes kërcënimit të kandidatit, Mynyr Koni.

Më 13 nëntor 2018, ai u dënua me 14 vjet burg për zhvatje pasurie, kërcënime dhe grup të strukturuar kriminal pas një procesi me shumë zvarritje. Katër të akuzuarit si anëtarë të bandës së tij, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi u dënuan me 41 vjet në total. Vendimi i shkallës së parë u apelua në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda si nga Prokuroria, ashtu edhe nga të pandehurit.

Gati 2/3 e seancave gjyqësore kanë dështuar për shkak të mungesës së avokatëve të zgjedhur apo të caktuar kryesisht. Ndërsa pjesa tjetër e seancave dështuan për shkak të pamundësisë së formimit të trupës gjyqësore.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se nga 17 gjyqtarë të Apelit të përfshirë në çështjen “Shullazi”, 11 u larguan me dorëheqje dhe 6 gjyqtarë u përjashtuan nga procesi pas breshërisë së kërkesave për përjashtim nga të pandehurit.

Në total, anëtarët e grupit Shullazi dorëzuan 25 kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve, kryesisht me argumentin se ata kishin shqyrtuar më parë çështjen e ish-hotel Vollgës.

Vazhdimi i bllokimit të procesit edhe me krijimin e organeve të reja të drejtësisë, mund t’u sigurojë lirimin e parakohshëm. Sipas nenit 263 të Kodit të Procedurës Penale, paraburgimi e humbet fuqinë nëse 9 muaj pas vendimit të shkallës së parë nuk merret një vendim i formës së prerë./Opinion.al

Etiketa: lalashullazivollge

Ju sugjerojmë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
Kryesore

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

8 Tetor, 2025 4:14 pm
Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani
Bota

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani

8 Tetor, 2025 4:04 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin: Kemi përparësinë në çdo front, pushtuam 5 mijë km² në 2025

8 Tetor, 2025 2:58 pm
Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
Kryesore

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

8 Tetor, 2025 2:17 pm
Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s
Sport

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

8 Tetor, 2025 1:01 pm
Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

8 Tetor, 2025 11:55 am
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Aktualitet

Opozita kërkon shpalljen Dëshmor i Atdheut për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 11:03 am
“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic
Aktualitet

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic

8 Tetor, 2025 10:55 am
Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja
Aktualitet

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 10:49 am
Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA
Bota

Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA

8 Tetor, 2025 10:31 am
Para
Krahët e pulës të importuara nga Brazili rezultojnë të infektuara me COVID

Krahët e pulës të importuara nga Brazili rezultojnë të infektuara me COVID

Koronavirusi në Serbi, rriten ndjeshëm të prekurit dhe viktimat

"Pandemia ka ngritur pikëpyetje për sistemet shëndetësore dhe qeveritë"

VIDEO/ Në mes të vapës, shqiptarët presin mbi 24 orë në radhë në Kakavijë

VIDEO/ Në mes të vapës, shqiptarët presin mbi 24 orë në radhë në Kakavijë

TE FUNDIT

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
8 Tetor, 2025

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku në krah të kryeministrit Edi Rama...

Lexo më shumë

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani
8 Tetor, 2025

Bundestagu shtrëngon politikën e migracionit. Sot bëhet fjalë për shfuqizimin e marrjes së nënshtetësisë së përshpejtuar në rast integrimi të...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Putin: Kemi përparësinë në çdo front, pushtuam 5 mijë km² në 2025

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
8 Tetor, 2025

Forcat ruse kanë pushtuar gati 5 mijë kilometër katrorë tokë në2025 dhe kanë ruajtur përparësinë e plotë në fushëbetejë. Kështu...

Lexo më shumë

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
8 Tetor, 2025

Sali Berisha sot i bëri thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të pranojë mocionin për shkarkimin e tij nga detyra, të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com