Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, të hënën, deklaroi se Prokuroria ka ngritur një akuzë zyrtare për oficerin Gentian Citozi me pretendimin se ka favorizuar Rexhep Rrahjën.
“Ndërkohë prokuroria ditën e sotme ka ngritur një akuzë të rëndë zyrtare për Gentian Citozin, me pretendimin se ai ka kryer veprime favorizuese për Rexhep Rrahjën”, – tha Lala.
Lala tha në studion e emisionit ‘Opinion’ se Gentian Citozi është shprehur se në momentin që ka ardhur kallëzimi nga komisariati Nr.3, dhe meqë është specialist për dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave, ka telefonuar Rexhep Rrahjën për të ardhur në Komisariat.
Sipas Citozit, tregon gazetarja, Rexhepi ka ardhur i shoqëruar nga Xhisiela, një avokat dhe një psikologe. Citozi ka bërë procesverbalin për heqjen dorë nga kallëzimi dhe ata janë larguar nga Komisariati.