-U tha në Opinion

Lala: Pas Kokës, në prag të arrestimit deputetë dhe ministra të tjerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:43 - 14/12/21 |
el ida

Gazetarja Koldiana Lala tha se në lidhje me çështjen e inceneratorëve, SPAK ka në prag të arrestimit edhe zyrtarë të tjerë, në nivel ministrash dhe deputetësh. E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tha se kjo ndodh për shkak të faktit se ka inceneratorë të tjerë që nuk janë prekur.

Lala: Ka një vendim, masë sigurie të marrë lidhur me Lefter Kokën. Ditën e djeshme është bërë sekuestrimi i inceneneratorit të Klodian Zotos dhe inceneratorit të Elbasanit ku është Stela Gugallia.

Sigurisht zoti Koka nuk ka patur interes të largohetj . Ai do të dalë pas 2 ditësh në gjykatë.
SPAK ka në hetim edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë, por që sipas të dhënave të SPAK janë në prag të arrestimit.

Fevziu: Në çfarë nivelesh?

Lala: Në nivele të larta, ministrash dhe deputetësh, sepse janë dhe inceneratorë të tjerë që nuk janë prekur dhe janë duke u hetuar. Po të shikosh vartësit e zotit Koka janë deputetë të kuvendit./ Opinion.al

Pas