Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

2025/12/16 at 11:08 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e sotme, më 16 dhjetor, foli lidhur me disa nga çështjet më të nxehta të ditëve të fundit, nga çështja e ish-kreut të ARRSH-së Ervis Berberi dhe kërkesën e sotme të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).


Sa i përket temës së ish-kreut të ARRSH-së, Ervis Berberi, i cili akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, Lala zbuloi se vetëm ditët e fundit, janë sekuestruar plot 15 aparate celulare nga ana e SPAK-ut, nga të cilët 5 ishin vetëm të ish-drejtorit.

Ky detaj e habiti gazetarin Blendi Fevziu, i cili u shpreh: “Ai paska patur libër!”

Ndërkohë, Lala u përqendrua në çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën tha se arsyeja pse SPAK shtoi shtatë akuza të reja, lidhet me faktin se Gjykata Kushtetuese ishte shprehur për akuzat e ngritura më parë, duke pezulluar vendimin e GJKKO-së për pezullimin e saj dhe për këtë arsye nuk mund të kërkoheshin më masa të ashpra me të njëjtat akuza.

Dhe SPAK ka ngritur akuza të reja për secilin lot të Unazës së Madhe.

Pjesë nga biseda në studio:

Lala: Çfarë ndodhi, në momentin që ra pezullimi nga Gjykata Kushtetuese, prokurorët e posaçëm nuk mund të kërkonin ashpërsimin e masës së sigurisë dhe nuk mund të kërkonin leje për arrestim në Kuvend, nëse nuk kishin prova të reja ose fakte të reja. Për Tunelin e Llogarasë dhe për lotin 4 të Unazës së Re nuk mund të shkonin më sepse gjykata e kishte dhënë një herë verdiktin e vet dhe për këtë arsye…

Fevziu: Dhe për këtë arsye Porokuroria e Posaçme ka nxjerrë 6 lote të tjera nga xhepi?

Lala: Prokuroria e Posaçme në fakt i kishte nën hetim, sepse e kishte lënë të kuptohej në njoftimin e parë për shtyp

Fevziu: Por por thotë që ishte marrë e pandehur

Lala: Jo, këtu është nën hetim, nuk është e pandehur, është nën hetim për 7 procedura të reja.

Fevziu: Këto lidhen përsëri me mesazhet e drejtorit të rrugëve?

Lala: Po

Fevziu:  Ai paska pas libër!

Lala: Unë e kam thënë edhe një herë, përveçse i ka mbajtur me screenshot, ai ia ka dërguar edhe bashkëshoprtes së tij me mesazh. Kjo është një histori tjetër e sqaruar.

Fevziu: Po sa mesazhe paska patur?

Lala: Atëhere, janë 4 celularë të gjetur vetëm në banesën  e Ervis Berberit. Një celular është i bashkëshortes. 15 të tjerë janë sekuestruar vetëm ditët e fundit.

Fevziu: 15 celularë?!

Lala: Po, gjatë ditëve të fundit. Pra nga momenti që i është komunikuar akuza zonjës Balluku, deri ditën e sotme.

Tani çfarë ka ndodhur në lidhje me këto lote? Po ti shikoje në aktakuzën e parë për zonjën Balluku, lihej të nënkuptohej që kompanitë ishin të favorizuara dhe secila kompani kishte marrë lotin përkatës, por nuk ishte lejuar të konkuronte në lotin tjetër.

Fevziu: Pra ishte një garë e paracaktuar?

Lala: Ishte një garë e paracaktuar, e ndarë dhe njëri biznesmen, nëse futej në njërin lot, nuk futej dot në lotin tjetër, në të kundërt, ishte automatikisht i përjashtuar.

Fevziu: Mirë, kjo ishte socialiste si ide. Që të marrin të gjithë nga pak…

Lala: Nëse e relativizojmë vjedhjen dhe korrupsionin bie dakord me ju.

Fevziu: E kam nga ana politike

Lala: Gjëja e dytë është që gjatë këtyre ditëve, me qëllim që ti merrej imuniteti, sepse duhet të kemi parasysh që tashmë zonja Balluku…

Fevziu: Dakord prishje e barazisë në terenda, a pyet SPAK-u pse është prishur barazia? Është prishur nga padija, është prishur nga një gabim njerëzor, apo është prishur barazia se ke vjedhur?

Lala: Që të ketë një hetim të plotë, do duhet të kuptohet ku kanë shkuar të paktën 50 milionë eurot që janë shtuar në tunelin e Llogarasë. Megjithatë nuk mund të paragjykojmë as SPAK-un, por as zonjën Balluku. Ajo prezumohet e pafajshme si çdo qytetar shqiptar, derisa të provohet ndryshe nga gjykata. Nga ana tjetër ne nuk e dimë nëse SPAK do të shkojë me të njëjtat akuza deri në finale. Pra do të thotë se SPAK është duke hetuar historinë e parave dhe për këtë arsye, në kërkesën e fundit, ditën e sotme, që kërkon leje për të arrestuar zonjën Balluku, arrest shtëpie apo arrest me burg atë e vlerëson gjykata, SPAK thotë që të gjitha aktet të mbahen sekret. Dhe të dhjetë anëtarët e Komisionit, është vendosur ditën e sotme, të mos i marrin në rrugë elektronike materialet, por t’i marrin fizikisht dhe të firmosin.

Fevziu: Në rrugë elektronike s’kemi AKSHI-n

Lala: Ditët e fundit SPAK ka arritur të gjurmojë disa transferta parash të cilat mund ta rëndojnë pozitën e zonjës Balluku, nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera. Dua të them që SPAK po e mban në sekter të plotë sepse duhet ti konfirmojë të gjitha këto lëvizje të parave, që më pas mund të çojnë në një akuzë edhe më të rëndë, ndoshta jo ndaj zonjës Balluku, por ndaj personave të tjerë, ose mund të përfshijë edhe persona të tjerë. Në fund fare mund dhe të tërhiqet nga akuzat.

SPAK nuk kërkon më vetëm detyrën si zv.ministre dhe ministre, por edhe atë pjesë të fuqisë që i vinte nga mandati i deputetit. Pra nëse zonja Balluku vendos të heqë dorë, do të duhet të tërhiqet si zëvendëskryeministre, si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe si deputete e qarkut të Fierit./ TvKlan.al



Ju sugjerojmë

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
-U tha në Opinion

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

16 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
Bota

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

16 Dhjetor, 2025 6:38 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kur do mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 6:20 pm















TE FUNDIT

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
16 Dhjetor, 2025

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e sotme, më 16 dhjetor, foli...

Lexo më shumë

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
16 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
16 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari Armand Shkullaku ka folur në lidhje me hetimet që po kryen SPAK. për AKSHI-n dhe për...

Lexo më shumë

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
16 Dhjetor, 2025

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi të martën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com