Drejtuesi i portalit Syri.net, Çim Peka ka reaguar për emisionin Opinion, pas lajmit që u përhap të dielën në mbrëmje, që shkaktoi kaos në kryeqytet. Ai tha se ishte i vetëdijshëm për impaktin që pati, por sipas tij nuk ka qenë portali që ai drejton i cili ka postuar i pari këtë lajm. Sipas tij, gazetari i këtij portali i është referuar një lajmi të botuar në Top Channel.
Po ashtu drejtuesi i portalit Syri.net tha se lajmi është hequr pa kaluar tre minuta, por qëllimisht kryeministri Edi Rama sipas tij duke bërë një foto të këtij lajmit e ka shpërndarë.
“Deri në 3 minuta ka qëndruar lajmi. I bëhet foto dhe e shpërndan Rama në Facebook, ka qenë ai që ka përhapur panik. Në momentin që e ka shpërndarë Rama impakti ka qenë i madh”. Çim Peka tha se gazetari që e kish shkruar këtë lajm e besonte, madje kishte njoftuar edhe familjen e tij.
“Gazetari më tha, që unë kam njoftuar dhe djalin tim 16 muajsh të dalë nga shtëpia. Unë e besoj këtë gjë, më tha. Deri në orën 5 të mëngjesit është mbajtur në komisariat, i ka bërë presion Ardi Veliu. I kanë thënë, që na thuaj që iu tha Cim Peka për këtë lajm dhe do të lëmë rehat. Sot në orën 11, kanë marrë kryeredaktori, dhe e kanë mbajtur deri në orën 5. Edhe këtij i kanë thënë që thuaj që na i ka thënë Çim Peka lajmin dhe ik në shtëpi”./ Opinion.al