Një adoleshent ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Kukësit.
Burimet policore bëjnë me dije për tvklan.al se 16-vjeçari me iniciale E.M. u qëllua me thikë nga një tjetër moshatar pas një sherri mes tyre.
Adoleshenti u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
Të njëjtat burime thonë se autori i dyshuar i krimit është shoqëruar në komisariat. Për momentin nuk bëhet me dije identiteti i autorit të dyshuar.