Një vrasje me armë zjarri ka tronditur këtë të dielë qytetin e Vlorës.
Viktima është 32 – vjeçari me iniciale R.T, i cili mbeti i vrarë, në një atentat të ndodhur rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ish-Parku i Tregëtisë”.
Paraprakisht mësohet se i riu udhëtonte me automjetin e tij një fuoristradë me targa AA 606 LD kur u qëllua me armë zjarri.
32 -vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Dyshohet se, autori pasi ka kryer krimin është larguar me shpejtësi me një automjet, për të cilin po punohet për zbulimin e tij.
Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore në lidhje me dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit të Vlorës me qëllim kapjen e autorit./opinion.al