Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake Arsen Gerbi 51 vjeç, është qëlluar me një plumb në këmbë nga një person i paidentifikuar.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e arrestimin e autorit.