Shtatë persona janë dërguar në spital me lëndime pas të shtënave të raportuara në Universitetin e Ohajos në SHBA. Departamenti i Zjarrit Columbus tha se dy nga të plagosurit ishin në gjëndje të qëndrueshme, por nuk ka dhënë ende një informacion për 5 të tjerët.
Unversiteti mbylli kampusin dhe u dërgoi mesazhe paralajmëruese studentëve për “t’u fshehur”. “Strehohuni në pjesën veriore të kampusit. Ndiqni udhëzimet e policisë” shkruajtën autoritetet në tëitter.
Për momentin nuk është është ende asnjë informacion. Universiteti ka 60 mijë student. Mediat lokale raportuan se policia ka nevojë për kohë për të siguruar kampusin, që është një nga kolegjet më të mëdha në SHBA.