Një sasi eksplozivi e vendosur në një makinë ka shpërthyer pasditen e kësaj të shtune në Fier, në lagjen “Kryengritja”.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, me shpërthimin që ka shkatërruar tërësisht makinën.
Sipas burimeve, nga verifikimet e kryera mjeti “BMW” me targë “AA 252 NM” rezulton në pronësi të shtetasit Armando Sula.
Për fat të mirë shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar.