Një operacion i madh policor po zhvillohet në këto momente në qytetin e Elbasanit. Forca të shumta policie, të mbështetura edhe nga Renea kanë rrethuar zonën tek bashkia si dhe rrugicat nga sporti vjetër, shkruan “infoelbasani”.
Ende mbeten mister shkaqet e këtij aksioni. Më shumë policë ndodhen tek Kryqëzimi i nje banke prane bashkise. Disa godina janë të rrethuara. Deri më tani nuk ka asnjë deklarim zyrtar rreth këtij aksioni. Por forcat e shumta policie, që mbajnë armët gati për të qëlluar, kanë frikësuar qytetarët, raportojne mediat lokale ne Elbasan. Sakaq në një video amatore mbërritur pranë redaksisë “joq” tregohet aksionin e policisë në Elbasan.
http://www.dailymotion.com/video/x5ui330#tab_embed