Foto ilustruese
Dy furgonë pasagjerësh janë përplasur në aksin rrugor Librazhd – Prrenjas.
Nga aksidenti mësohet se 3 persona kanë pësuar lëndime të lehta jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ndodhi pranë fshatit Qukës dhe në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie. Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë moti i keq dhe shpejtësia tej normave të lejuara.