Ka përfunduar pak minuta më parë takimi midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Asshtu sikundër mendohej në këtë takim të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve është diskutuar për emrat e ministrave teknikë të arritur në marrëveshjen e datës 18 maj. Sikundër mësohet nesër pritet të kalojë në seancë plenare emri i zv/ Kryeministrit teknik, propozim i opozitës. Seanca plenare e jashtëzakonshme do të mbahet nesër në orën 18.00.