Një person është gjetur i vrarë në malësinë e Shëngjergjit në Tiranë. Policia tha se njoftimi ka ardhur nga banorët e zonës. “Në fshatin Kollogjesh, komuna Shën-Gjergj, në një stan, është gjetur i vrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetasi B. P., 36 vjeç, banues në Shkozë. Në afërsi të trupit është gjetur dhe një armë zjarri .Forca të shumta policore dhe ekspert kriminalist kanë shkuar në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet të jetë vetëvrasje”, thuhet ne njoftim.
Lajmi ne perditësim…