Ka ndërruar jetën në moshën 69 vjeçare, ish-ministri i Mbrojtjes dhe pedagogu Luan Hajdaraga.
Ish-deputet i Partisë Socialiste për shumë vite, Hajdaraga është i njohur për kontributin e gjatë në politikë.
Ai pësoi kohët e fundit hemoragji cerebrale gjatë një vizite në Maqedoni, çka duket se i solli edhe vdekjen.
Hajdaraga ka qenë mik i vazhdueshëm i panelit të Opinion, si në temat politike ashtu edhe në ato me profil sociologjik, që ishte edhe fusha e tij e edukimit.