Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lajmi i Fundit/ Lulzim Basha: Parat e pista të drogës blenë zgjedhjet. Ishte garë e pabarabartë

2017/06/27 at 8:48 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Lajmi i Fundit/ Lulzim Basha: Parat e pista të drogës blenë zgjedhjet. Ishte garë e pabarabartë

Kreu i PD-së Lulzim Basha mban konferencën e parë pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai e nis me falënderim për të gjithë ata që e mbështetën.


“Projekti që unë kisha lindi me qytetarët i kam në mendje ata që kam takuar i di mirë hallet e tyre. Ata u braktisën nga qeveria që në ditën e parë kur mbuloheshin nga shiu e balta…”,- tha ai në nisje.

Basha për çadrën e protestës:  “Ne në çadrën e lirisë u bashkuam 90 ditë, ku mori jetë ëndrra për një republikë të re. Unë e di se ata që kanë qarë hallet me mua, dhe jo se bëja mrekulli. Nuk më pritën që të bëja kalkulime pushteti. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij rrugëtimi, gjetën shpresë tek unë, tek PD dhe tek projekti im. Por kjo nuk mbajti, në zgjedhjet e 25 qershorit, diçka tjetër ndodhi.

Basha për krimin që bleu zgjedhjet: Me gjithë përpjekjet që unë e PD bëmë. Me ligjin e dekriminalizimit dhe me imponimit që i bëmë Ramës, duke i hequr gjysmën e qeverisë, sërish krimi sundoi dhe blerja e votës u bë me paratë e drogës.

Kjo ishte një garë e pabarabartë. Por sigurisht një garë që nuk kam ndërmend të konkurrojë me të njëjtat mjete. Ajo që ndodhi në zgjedhjet e 25 qershorit është triumf i paligjshmërisë. Me të vërtet që morën një rezultat zhgënjyes, pro shumë shqiptarë kanë qenë me ofertë për para, vendosën të besonin tek vlerat demokratike.

Qindra shqiptarëve që refuzuan të shiten janë frymëzim për mua, që të ecim para me kurajo dhe vendosmëri. Është e qartë si drita e diellit që banda, krimi, kanë vetëm një pengesë, dhe unë dhe PD sëbashku me qytetarët nuk jemi më të.

Basha për humbjen: Unë nuk do ta lejoj, qoftë edhe vetëm për këtë ia vlen të luftosh. Kam reflektuar thellë. Unë marrë të gjitha përgjegjësitë për rezultatin. Tani demokratët meritojnë një bilanc të plotë me ballafaqim të hapur dhe të vërtetë. Mes atyre që luftuan me mish dhe me shpirt dhe atyre që u ngritën kundër sapo humbën kolltuqet.

Basha për zgjedhjet në PD: Me efekt të menjëhershëm ka vendosur të ngrij të gjitha funksionet e mia organizative si kryetar i Partisë Demokratike dhe t’ua delegoj dy nënkryetarëve dhe sekretarëve të përgjithshëm për të organizuar garën për kryetar të PD-së sipas parimit një anëtar një votë.

Gjëja më e lehtë për mua është të dorëhiqem, por e di se çfarë ka ndodhur, jo duke ikur, jo duke braktisur demokratët, por duke luftuar deri në fund me ta.

 

Fjala e plotë e Bashës: 

Nuk mund ta nis këtë komunikim ndryshe, përvecse me falenderim nga zemra, me përulësi, për qindra mijëra qytetarë të vendit që mbështetën, besuan dhe votuan projektin tim e të Partisë Demokratike, për një ekonomi të fortë dhe të neserme të sigurtë.

Ju jam mirënjohës mijëra demokratëve që punuan në një fushatë të lodhshme por energjike, pa u ndalur, ditë e natë, komisionerëve, numëruesve dhe vëzhguesve tanë që me dinjitet dhe kurajo heroike përmbushën misionin e tyre.

Projekti që unë kisha lindi me qytetarët.

I kam në mendjen time të gjithë ata që kam takuar, nga veriu në jug, nga lindja në perendim, dhe i di mirë hallet e tyre.

Jam bërë me ta e kam biseduar, në ditë të vështira, të braktisur paturpësisht nga qeveria që orën e parë.

Kur mbuloheshin nga shiu e balta, kur u mbetej prodhimi pa shitur, kur nuk dërgonin dot fëmijët në shkollë, kur nuk bënin xhiro në dyqanin e vogël, kur kishin mbyllur qepenat prej taksave dhe gjobave, kur kishin humbur një të afërm nga padrejtësia e shtetit, kur kishin mbetur vetëm pasi fëmijët lanë shtëpinë e atdheun për një jetë më të mirë.

Qindra, mijëra qytetarë, prindër, nëna, motra, të rinj e të reja.
Shumicën e heshtur të këtij vendi, me të cilën nisa një rrugëtim. Me ata që iu përgjigjen ftesës time për një përmbysje të sistemit, me protestën që bëmë në cadrën e lirisë, ku u bashkuam për 90 ditë e 90 netë me radhë, ku mori jetë ëndrra për një republikë të re.

Unë e di mirë, se ata nuk më kanë pritur, nuk më kanë qarë hallet e skanë hapur zemrat e tyre me mua, sepse bëja mrekulli, apo se kisha me vete një thes me para dhe mund të zvogëloja dhimbjen e tyre.

Nuk më kanë pritur e nuk më kanë besuar vuajtjet, shpresat dhe ëndrrat e tyre, duke bërë kalkulime për interesa pushteti.

E di dhe e kam parë këtë në dritën e syve të njerëzve:

Të gjithë ata që u bënë pjesë dhe që bashkë nisëm një rrugëtim, kishin shpresë, kërkuan shpresë dhe gjetën shpresë tek unë, tek Partia Demokratike, tek projekti ynë.

Por kjo, nuk mjaftoi.

Në zgjedhjet e 25 qershorit dicka tjetër ndodhi.

Me gjithë përpjekjet që unë dhe Partia Demokratike bëmë, me ligjin e dekriminalizimit, me betejën pa kompromis me drogën, me imponimin që i bëmë Edi Ramës duke i hequr gjysmën e qeverisë, me ndërgjegjësimin e partnerëve ndërkombëtarë, sërish krimi dhe paraja e pisët, presioni i shtetit nuk u ndalën.

Blerja e votës u bë masivisht, duke zëvendësuar edhe një herë debatin për alternativën, me shukun e parave për votën, duke zhvleftësuar planin dhe projektin, me pagesë për varfërinë e thelluar, për ta bërë më të lehtë këmbimin e saj me të holla. Me para të pisëta droge dhe korrupsioni qeveritar.

Kjo ishte një garë e pabarabartë, por sigurisht një garë ku unë nuk kam ndërmend asnjëherë të konkuroj me të njëtat mjete, e as të ftoj kësisoj qytetarët shqiptarë.

Ajo që ndodhi në zgjedhjet e 25 qershorit, është triumf i paligjshmërisë.
Me të vërtetë, unë dhe Partia Demokratike morëm një rezultat zhgënjyes.

Por ndonëse sic e dimë të gjithë, shumë shqiptarë kanë qenë nën ofertë për ta këmbyer votën e tyre me para, megjithatë mbi 450 mijë qytetarë refuzuan, vendosën të ecin përpara me dinjitet, duke besuar në vlera e parime qytetare dhe europiane drejt të cilave ne aspirojmë të shkojmë.

Qindra mijëra shqiptarë që refuzuan të shiten, janë një frymëzim për mua, për demokratët dhe qytetarët e ndershëm, që jo vetëm të mos e ndalim projektin tonë, por të ecim përpara me më shumë energji, kurajo dhe vendosmëri.

Eshtë e qartë si drita e diellit, se krimi, bandat, droga, trafikantët e votave e të dinjitetit njerëzor, kanë vetëm një pengesë, vetëm një rezistencë.
Dhe unë, e Partia Demokratike, së bashku me qytetarët e ndershëm të vendit, nuk jepemi. Kjo është një luftë për jetë a vdekje për vendin, për njerëzit, për të ardhmen, një luftë që ne kemi ndërmend ta vazhdojmë deri në fitore.

Sigurisht, nuk fus në një thes socialistët apo të majtët e ndershëm që vazhdojnë të mbështesin partitë e tyre. Po ata njësoj janë të mashtruar e tradhëtuar sepse mendojnë gabimisht se janë shumicë, kur në fakt mandatet për mazhorancën nuk kanë dalë prej tyre, por prej korridoreve të pisëta të pushtetit dhe kthinave të krimit e bandave.

Nuk kanë asgjë për të gëzuar ata që festojnë sot mbi këtë maskaradë që ka ndodhur. Nuk ka gjë më të trishtë se blerja dhe shitja e votës. Kjo vërtet mund ta mbajë një parti në pushtet, por një komb, një vend e ndan një herë e mirë nga civilizimi dhe e con në honet e errëta të atyre vendeve e kulturave që nuk kanë lidhje me lirinë, me vlerat me të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzor.

Ne këtë nuk do ta lejojmë. Unë nuk do ta lejoj.

Qoftë dhe vetëm për këtë, ia vlen të luftosh deri në fund.
Kam reflektuar thellë këto tre ditë.

Unë marr të gjitha përgjegjësitë për rezultatin.

Tani demokratët dhe shqiptarët meritojnë një bilanc të plotë dhe ballafaqim të hapur e të vërtetë, mes atyre që punuan me mish dhe me shpirt për fitoren e Partisë Demokratike dhe atyre që u ngritën kundër sapo humbën kolltuqet.

Sa kam gabuar dhe ku kam gabuar nuk e përcaktoj unë, por këtë nuk mund ta përcaktojnë as ata që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e Partisë Demokratike.

Këtë do ta përcaktojnë demokratët.

Për këtë arsye, me efekt të menjëhershëm kam vendosur të ngrij të gjitha funksionet e mija organizative si Kryetar i Partisë Demokratike dhe tua delegoj ato dy nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm, për të organizuar me fuqi të plotë vendimmarrëse garën për kryetarin e Partisë Demokratike sipas parimit një anëtar një votë.

Unë kam një projekt dhe projektin tim do ta debatojnë dhe vlerësojnë demokratët në një debat dhe garë të hapur, të ndershme e të barabartë.

Gjëja më e lehtë për mua do të ishte të largohesha.

Por unë e di se çfarë ka ndodhur dhe jam i vendosur të mbaj përgjegjësi.

Jo duke ikur, jo duke braktisur demokratët dhe qindra mijë shqiptarë, por duke luftuar deri në fund, për ta dhe me ta.



Ju sugjerojmë

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar
Kronikë

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar

3 Korrik, 2026 10:01 pm
Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

3 Korrik, 2026 8:34 pm
Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas
Aktualitet

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas

3 Korrik, 2026 8:25 pm
Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve
Bota

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

3 Korrik, 2026 6:32 pm
Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë
Sport

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë

3 Korrik, 2026 5:04 pm
Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit
Bota

Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit

3 Korrik, 2026 4:55 pm
Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin
Sport

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin

3 Korrik, 2026 3:21 pm
Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir
Politikë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir

3 Korrik, 2026 3:04 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë

3 Korrik, 2026 3:00 pm
Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë
Bota

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë

3 Korrik, 2026 2:59 pm
Para
Basha ngrin postin e tij: Kompetencat deri në zgjedhje ia kaloj Palokës dhe Spahos

Basha ngrin postin e tij: Kompetencat deri në zgjedhje ia kaloj Palokës dhe Spahos

Kim Kardashian bëhet emotive në ditën e baballarëve, falënderim special për meshkujt e jetës së saj

Kim Kardashian me linjë të re të produkteve të kozmetikës

Ilda Bejleri, provokuese dhe më ‘e nxehtë’ se vera …

Ilda Bejleri, provokuese dhe më ‘e nxehtë’ se vera ...
















TE FUNDIT

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar
3 Korrik, 2026

Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku u zbuluan 46 kilogramë lëndë narkotike e futur...

Lexo më shumë

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
3 Korrik, 2026

Edhe këtë të premte qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 34-të e saj. Grumbullimi i protestuesve...

Lexo më shumë

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas
3 Korrik, 2026

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë lidhur me një përfshirje të mundshme të Kremlinit...

Lexo më shumë

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve
3 Korrik, 2026

Një valë e të nxehtit në fund të qershorit që i çoi temperaturat në pjesë të Evropës në nivele rekord,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}