Ka humbur jetën në mënyrë tragjike një fëmijë 7 vjeçar me inicialet E.XH, sot, pasi u përplas aksidentalisht nga makina. Ngjarja ka ndodhur para pak oresh në Maqellarë, në Peshkopi, kur u përplas nga një automjet teksa po luante në oborrin e shtëpisë së tij.
Fëmija me inicialet E.XH. mbërriti i pa jetë në spital. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton aksidentin.